FOTOT: Dalin pamjet e para, ja si u futën brenda në Rinas grabitësit

10 Prill 2019, 15:47Kronika TEMA
FOTOT: Dalin pamjet e para, ja si u futën brenda në Rinas

Janë bërë publike të tjera pamje nga super grabitja e ndodhur të martën në orën 15:00 në Rinas.

News 24 ka bërë publike disa foto ku duket furgoni bashkë me autorët e grabitjes duke u futur në rrethimin e aeroportit.

Nga pamjet duket një nga grabitësit që thyen çelësin e derës së zjarrfikëses dhe më pas furgoni futet brenda në pistën e aeroportit.

Në më pak se një minutë, grabitësit kanë qenë brenda aeroportit ndërsa i janë afruar avionit, duke përshkruar një pjesë të pistës.

Grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Pas marrjes së parave gabitësit janë ndjekuar nga forcat e FNSH-së të cilët kanë qëlluar në drejtim të autorëve. Nga përplasja me armë mbeti i vdekur një nga grabitësit, Admir Murataj, i cili mendohet që të jetë koka e grupit. (TemA)

3 komente në “FOTOT: Dalin pamjet e para, ja si u futën brenda në Rinas grabitësit”

  1. ALBAN DEGA says:

    TURP E FAQJA E ZEZE PER ATA … DHE KETA !

    From: Alban Dega
    Date: April 9, 2019 at 11:54:50 AM EDT

    TURP E FAQJA E ZEZE PER ATA … DHE KETA !

    – Aeroportet jane objeke strategjike ne mbare Boten

    – Aq me teper per nje vend te vogel si Shqiperia

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sulmi dhe vjedhja e sotme ne mes te dites e 10 milione eurove ne Aeroportin Nderkombetar “ Nene Tereza” eshte nje njolle turpi per qeverite e 14 vjeteve te fundit ne Shqiperi.
    Aeroportet jo vetem nderkombetare, por edhe kombetare jane objekte strategjike te nje rendesie te vecante per cdo shtet, sidomos per nje vend te vogel si Shqiperia!
    Aq me teper i vetmi Aeroport Nderkombetar i nje shteti, sic eshte ai i Rinasit.
    Kur nje bande prej tre hajdutash futen e grabisin 10 milione euro ne mes te dites, po nje nande terroristesh apo kamikazesh te Al Keidas, ISIS-it… cfare mund te benín me 150 pasagjeret, pilotet, ekuipazhin e aeroplanit dhe vete avionin qe mund ta perdornin si nje rakete gjigande ne qe nder te Tiranes apo ne cilindo kryeqytet te Evropes duke krijuara tragjedi me pasoja e permasa kombetare e nderkombetare!?
    Turp e faqja e zeze per ata qe dhane me koncesion te vetmin aerport Nderkombetar te Shqiperine, por edhe ata qe i pausan tash e 14 vjet !
    Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise pas nje analize te thelle juridike, politike dhe ekonomiko- financiare, duhet te anullojne menjehere kontraten e Koncesionit te Aeroportit “ Nene Tereza” dhe te padisin kompanine koncesionare per mos marrjen e masave te sigurise se aeroportit ne Gjykaten Nderkombetare Tregetise ne Nju Jork apo ne ate te Arbitrazhit me Londer jo vetem per kete akt, por edhe per spekullimet me cmimet stratosferike te sherbimeve te tyre duke e bere aeroportin me te shtrenjte ne Evrope per qytetaret shqiptare dhe te huaj.
    Prokuroria e Pergjithshme dhe KLSH te ngrene nje Task Force, Grup Hetimor special per kete koncesion dhe te coje ne pranga cilindo qe ka futur e ngjyer duart ne kete afere te piste qe rrezikon sigurine kombetare dhe qytetare ne Shqiperi!
    Te njejten gje te beje edhe Kuvendi i Shqiperise !

  2. rexha 10 says:

    NUKE BEHEN KETO VEPRIME PA PASUR NJE INFORMATORE TE MBRENDESHEM.
    1 INFORMATOR PER SASINE E PARAVE.
    2 INFORMATORE PER ORARIN E SAKTE TE NISJES SE AVIONIT.
    OPERACIONI DREJTOHEJ NGA NJE KOKE E MADHE QE EDHE KA URDHERUAR VRASJEN E KAPOS QE TE DUKEJ SE ESHTE VRARE NE SHKEMBIM E SIPER ZGJARRI ME FORCAT E NDERHYRJES. ARSYE SE NUKE ISHTE MASKUAR,OSE PO TE KAPEJ GRUPI MUNDET QE EDHE TE JEPTE TE DHENAT ME EMERAT E PERSONIT QE I DREJTON NGA LARTE.PROKURORIA DUHET TE MERRET SHUME ME DREJTORIN E BANKES,DHE ME PERGJEGJESIN E SIGURESES SE AIROPORTIT.
    NUKE ESHTE CUDI QE TE KENE LIDHJE EDHE ME ZHDUKJEN E PASAPORTAVE NE GREQI.

  3. spiro says:

    THIRRJE Z. EDI RAMA
    Nuk e kuptoj si nuk e zhdukin kete drejtorin e aeroportit. Po ky qenka inkompetent dhe plehre. O zoti Rama nuk ke fuqi ti ti shkulesh dhembet koncesionit kinez ta heqin kete pacavure drejtor? po edhe kopshti goces time ne sarande ruhet me mire se ky aeroport. Hapin deren dy here me pinca a thu se po hapin kuti konserve, hyjne brenda, vjedhin, koncesioni lajmeron policine kur hajdutet kane dale nga dera dhe fajin e ka policia e shkrete? TURP TURP TURP dhe per ty nese nuk e zhduk kete palo drejtor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje