Nis "blindimi", ushtria mbërrin në Rinas, Komandot speciale të FA rrethojnë aeroportin

10 Prill 2019, 21:32Kronika TEMA
Nis "blindimi", ushtria mbërrin në Rinas, Komandot speciale

Efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura kanë blinduar këtë mbrëmje aeroportin e Rinasit, menjëherë pas urdhrit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Siç mund të shihet dhe në video, prej mbrëmjes së sotme forcat e ushtrisë shqiptare janë vendosur në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, një ditë pas grabitjes së 10 milionë eurove, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, gjatë përplasjes me policinë.

Më herët, kryeministri Edi Rama deklaroi se kompania kineze ka dështuar për ruajtjen e sigurisë së aeroportit dhe nga sot shteti do të marrë në dorë ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe të perimetrit të sigurisë së aeroportit.

6 komente në “Nis “blindimi”, ushtria mbërrin në Rinas, Komandot speciale të FA rrethojnë aeroportin”

  1. shqiptari says:

    shteti te mos merzitet se nuk vidhet me deri ne zgjedhjet parlamentare se duhen lek per votat ???

    1. anonim says:

      pikerisht, te lumte.
      pse kompania e sepse gurise se aeroportit e ka me per te ruajt perimetrin, ta sqaroj ligherisht ca i lejohet ca jo, se jane shtet i mefshte, polici e mefshte , per dy hapa rruge ju ikin, dhe me ndjekje me helikopter, normal jo ti lajmerosh per 10 sic jane lajmeruar , po edhe ti shkundesh cou se hajduti, kur te zgjohen dhe organizohet policia jone vjen e nesermja.
      polic me 300 mij lek rroge, polica hallexhi, police qe sbejne stervitje, police panuksa, ca faj kane ato.
      e kryeministri del si cub, kujton se gjith popullu eshte me 8 klase shkolle, ben heroin , dhe kompania private e ka fajin, ti ca ben, i ben auditim cdo vit, nese eshte ne shkelje pse e lejon, ca raporti dhe kontrolli ke. apo te leverdis ti heqesh licencen , se e ke bere gati kuj do ja japesh tjetren.

  2. ¬ says:

    Nuk duhet ulur vigjilenca te lekët asnjëherë. CEZ., nuk na mjaftoi për të kuptuar se të huajt s’vyejn te ne.

  3. lymi says:

    Mbas cdo ngjarje keshtu veprohet pastaj kalohet perseri ne monotoni, futja gjumit……
    A thu se ata neser do sulmojne perseri…..
    Kesaj i thone PIRDH PIRDH……
    Mire tha Paulin Sterkaj keta plerat e Rinasit kur kalon na futin ne skaner, na heqin dhe rrypat e pantallonave bile dhe pleqeve e plakave dhe nga ana tjeter kalojne grabites deri me arme te renda….
    Ne burg duhet te shkoi ata qe e kishin per detyre ta ruaj aeroportin…..

  4. agim says:

    Si puna e plakes…..kur eshte qire ka mbylle deren,
    jane dhe keto pune te kesaje qeverie,keardhjeje dhe zhgenjim,e tille qeveri ka qene dhe ne vitet 1922-23 tregon gjyshi

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    Bravo ushtria, Tirana dhe Kabuli e ruajn aeroportin me ushtare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje