Grabitja në Rinas, Sandër Lleshaj: Emra të njohur ndihmuan koncensionarin, dorëheqjen e jap kur ta gjykoj unë

11 Prill 2019, 12:11Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, komentoi sot grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Ai tha se policia reagoi në kohë rekord dhe e dominoi situatën.

Duke komentuar prezencën e Forcave të Armatosura në Rinas, Lleshaj u shpreh se është detyrë e ushtrisë të garantojë sigurinë.

“Situata nga sot është e padiskutueshme, e sigurte.

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se siguria në aeroport është në nivelet maksimale.

Ajo ngjarja na prek të gjithë.

Është seria e 5 e një seriali të nisur më parë dhe që ka shumë aktorë brenda.

Ajo që ndodhui pardje, është se forcat e sigurisë kanë reaguar fort dhe i kanë dhënë një goditje të madhe grupit kriminal.

Kemi marrë masa të forta për të zhbërë këtë fenomen turpi.

Siguria ndodhet në duart e privatit, kemi transferuar sovranitet në duar e një koncensioniar privat.

Do gjeni shumë duar që kanë ndihmuar koncensionarin. Madje emra të njohur kanë kontribuar në këtë situatë”, u shpreh ministri në Kuvend.

Duke replikuar me deputetin Ralf Gjoni, Lleshaj ka thënë se nuk ka luftuar asnjëherë për ta patur postin e ministrit të Brendshëm dhe se nuk ka asnjë brengë për ta lënë atë.  Ai ka thënë se do të largohet nga ky post kur ta gjykojë ai.

“Me qe më përmende dorëheqjen. S’kam luftuar asnjë ditë për të patur këtë post dhe s’kam asnjë brengë për ta lënë këtë post.

Por atë e gjykoj unë. Momentin se kur do ta marrë atë vendim do ta gjykoj unë”, ka thënë Lleshaj.

Ministri i Brendshëm ka kërkuar që të mos kalohet në një situatë histerie kolektive, pas grabitjes.

“Unë them të mos kalojmë në një situatë histerie kolektive, për një situatë që mund të adresohet në mënyrën më të drejtë dhe kushtetuese.

Kam kënaqësi që të njoftoj qytetarët dhe operatorët e biznesit se aeroporti është vendosur në parametrat më maksimale të sigurisë dhe do të vazhdojë puna e organeve ligjzbatuese për të luftuar krimin e organizuar dhe që është lufta që do na hapë derën e BE-së”, ka thënë Lleshaj.

Ai e ka quajtur vendim të drejtë për përforcimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, angazhimin e Forcave të Armatosura.

Lleshaj i ka dhënë përgjigje edhe presidentit Meta, që ka kërkuar mbështetjen ligjore për këtë vendim, duke thënë se “FA kanë hyrë në detyrë si mbështetje në detyrë të Policisë së Shtetit.

Siguria fizike e aeroportit ishte atje ku nuk mund të pranohej, gardhi dhe porta u cenuan në harkun e disa sekondave.

Kemi dy rrugë, ose ta lëmë si është, ose ta përforcojmë, dhe këto janë kapacitetet”, tha ai.

“Futja në rrugën e imagjinatës nuk na con asgjëkundi, se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo.

Nuk është arsye për ta dramatizuar, por ajo që ka ndodhur është jashtëzakonisht e rëndë.

Ne kemi marrë masat të forta për të zhbërë një histori turpi, që ka nisur para 20 vjetësh në transferimin e një aseti shumë të rëndësishëm  në duar të panjohura.

Qeveria ka marrë masa të shpejta të forta për të përjashtuar teorikisht cdo mundësi që ky aset i sigurisë së vendit të mund të cenohet.

Ata që thanë se është cenuar sigurua, na qenkan shqetësuar sot se pse FA janë angazhuar aty.

Aktorë e përgjegjës të kësaj situate shqetësohen për kushtetutshmërinë e ndërhyrjes, jo të nderuar zotërinj, po ju them qartësisht se FA e kanë në mision kushtetues sigurinë kombëtare të vendit dhe nëse ne konstatojmë se kjo është cenuar apo kërcënuar, FA kanë detyrë kushtetuese të japin kontributin e tyre.

Ato kanë hyrë në detyrë si mbështetje në detyrë të Policisë së Shtetit”, tha ministri. (TemA)

3 komente në “Grabitja në Rinas, Sandër Lleshaj: Emra të njohur ndihmuan koncensionarin, dorëheqjen e jap kur ta gjykoj unë”

  1. AQIFI says:

    Kur na qenkan dhe emra te njohur pse nuk vepron o zoteri ? Ke frike ? .. Ik ..! Ne duam shtet te vendose rregull ..!Nuk perballohen kokengjeshurit , pa u vendosur denimet maksimale , bile dhe me jete ..!

  2. Dardan says:

    Mos u tund burre i Mirdites! Deri tani ke bere pune te shkelqyer, sic ke bere tere jeten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje