Përplasja për cënimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit nuk është konflikti i vetëm që qeveria ka me kompaninë koncesionare Tirana International airport.
Parlalelisht mes palëve ka shpërthyer edhe një konflikt I ashpër financiar, që lidhet me rezultatet e auditimit të koncesionit.
Në kontratën koncesionare është parashikuar një nen i cili i jep të drejtën si qeverisë ashtu dhe kompanisë private, të kërkojnë kompesim nëse njwra nga palët fiton më shumë nga skenari bazë i koncesionit.
Duke shfrytëzuar këtë hapsirë, vitin e kaluar qeveria pajtoi një kompani të pavarur financiare për parë nëse TIA kishte fituar më shumë para nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar sipas kontratës së lidhur në vitin 2004.
Raporti I përpiluar nga audituesi BDO, gjeti se në 15 vitet e koncesionit, pra në periudhën 2004-2018 kompania koncesionare e aeroportit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.
Pas gjetjeve të raportit, qeveria ka nisur negociatat për të kërkuar kompensim ekonomik nga TIA.
Qeveria pretendon se koncesionari duhet të kompnesojë fitimet e tepërta që ka realizuar ose duke ulur çmimin e biletave ose duke I derdhur ato në buxhet, pasi sipas saj kjo është e parashikuar në buxhet, por palët nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje.
Pas grabitjes me armë të avionit në ambientet e aeroportit, konflikti mes qeverisë dhe koncesionarit është thelluar edhe më shumë. Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se nga tani qeveria nuk do të negociojë me me drejtuesit lokalë të TIA-s, por do të kërkojë kontakte me drejtuesit qendrorë të komapanisë që zotëron koncesionin, një kompani ofshore nga Singapori me emrin REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED.(tch)
me ofshor thon kto me ofshor sala ofshor rama e likja bashk
Hidheni more me gjyq kompanine beni gati letrat we banka offshore eshte automat per larje parash..
dydhimi I popullit eshte:
1 qeveria futi banden e saj me vjedh parate kollaj
2.qeveria I merr para kompanite se aeroportit qe ajo punesoi
3.qeveria vuri shtet rrethimi apo martial law me per
4 qeveria njeri lidhje te kompanite se aeroportit me rusine qe mund te pushtoje vendin..pra qeveria futi njerezit e vet me be kete vjedhje te hapur te organizuar.
Prandaj njerezia thote ende “Ku je o Enver?!”
Gjeja e pare qe beri qeveria pas 1946 ishte anulimi i te gjitha koncensioneve me gjykata nderkombetare.