Unë jam k****, po ti çfarë je?!

12 Prill 2019, 11:46Politika TEMA

Nga Erjona Rusi

S’kam për ta harruar herën e parë që e dëgjova këtë fjalë nga aq afër, më tingëlloi pisët mu tek veshët e mi. Sa kisha filluar gjimnazin dhe ecja me Anën jashtë rrethimit të shkollës kur një djalë u afrua dhe e kapi fort për dore. “O rrushi, sa e mirë qenke mi! Ndalu i çik shpirti”. Ana ishte një kokë sipër meje, e hollë e me ca kaçurrela të gjata të zeza, një nga ato vajza që nuk mund të mos binte në sy. Po përtej bukuroshes, kishte një karakter që ia kisha zili, e mbase dhe arsyeja që rrija me të.

Ia hoqi dorën me vrull, e nuk ia përtoi: “Ik ore më lër rehat” dhe ia shkelëm të frikësuara që të dyja shumë shpejt. Ai gjatoshi me një theks të çuditshëm, na qëlloi gjithashtu shpuzë: “Po ik mi ku..ë, se gjej sa t’dush si ti”. Ajo fjala s’më hiqej disa kohë nga truri, se nuk ia dija mirë kuptimin dhe duke parë Anën që thuajse u zverdh atë ditë, nuk e përmenda kurrë atë episod.

Ca vite më vonë, në fakultet, kur ia kisha mësuar disi kuptimin fjalës, them disi se njerëz të ndryshëm i japin kuptime të ndryshme, e dëgjova prap, po aq afër. Vetëm se kësaj here nuk më tingëlloi pisët, por mu ngritën nervat. Anjeza ishte vajza më seksi e grupit, vishej gjithmonë me shumë shije dhe veshje të shtrenjta, ndonjëherë edhe pak të ekzagjeruara (në këndvështrimin tim) për në auditor por gjithësesi i shkonin me atë qëndrimin e çuditshëm, gjoksin përpara e vithet pas.

Me thënë të drejtën, shumë e kishin zili për stilin dhe sensualitetin, por mbase edhe për pasurinë që ia mundësonte të vishej në atë mënyrë. Unë isha ulur disa herë në kafe me të dhe kisha kuptuar që brenda atij trupit seksi kishte dhe një mendje goxha interesante, me ato idetë e qarta që nuk i bëhej vonë se çfarë thonin të tjerët e që nuk kishte pse ti jepte llogari kujt për jetën apo stilin e saj.

E kishim parë që kishte një të dashur që shpesh e merrte nga shkolla dhe ajo thoshte se kishin vite bashkë e ishin shumë mirë me njëri tjetrin. E kur nja 2 djem, po flisnin në një tavolinë me disa nga të shkollës, më tingëlloi prap ajo fjalë, ndërsa dëgjova pëshpëritjen e njërit: “Ik mo pash Zotin, se ajo është kokrra e kur…”.

Kjo ishte përgjigjja për fjalinë që sapo i kishte thënë tjetri “Erdhi kjo seksi”. Dhe në fakt, vura re se Anjeza sapo kishte hyrë në lokal. U përtypa, doja të flisja por biseda qe mes tyre, ndërkohë ajo po afrohej. U nxiva e u inatosa se fjala kësaj here nuk përshtatej gjëkundi me kuptimin që më kishin mësuar.

“Ajo kur.. do t’mi marrë kalamajtë” –më pati thënë njëri që ishte dënuar për dhunë brenda familjes dhe po bisedonim pasi i kisha kërkuar një intervistë. Po më fliste gjithë tërcëllimë dhe unë isha shumë kurioze të dija se pse e kishte dhunuar e çfarë mendonte.

Që mos të keqkuptohemi, nuk bëhet fjalë për kuriozitet morboz nga ana ime, por gjithmonë kam menduar që kjo beteja me dhunën, duhet nisë që në gjenezë e jo thjesht të merremi vetë me trajtimin e viktimave. “Prit, prit, mos fol ashtu se është nëna e kalamajve të tu.

S’ti ka marrë, po thjesht nga frika se mos i rrahësh edhe ata, po ti mban larg. Mbaroje shërbimin e provës dhe po ke tru në kokë, rregulloji gjërat”-i pata thënë. Ajo “kur..”, ishte gruaja me të cilën kishte 3 fëmijë, kishte qëndruar me të gati 15 vite, shumë prej të cilave me sherr, pije, bixhoz e në fund edhe dhunë. Dhe tani ajo na kërkonte kujdestarinë e fëmijëve në gjyq.

Të gjitha këto mi pohoi vetë ai, sepse ish të shoqen, nuk e takova kurrë. Pasi ika mendova, çfarë gruaje e tmerrshme. Si guxonte të kujdesej për fëmijët, kur babai ishte ende gjysmë i pirë, pa punë, pa kokërr leku dhe mbi të gjitha gjithë mllef brenda tij. Më erdhi keq e kësaj here kur e dëgjova atë fjalë dhe ndjeva një lloj mëshire për injorancën e këtij burri të mjerë që nuk kuptonte se kishte shkatërruar gjënë më me vlerë nga pikëpamja sociale, që mund të krijojë qenia njerëzore, familjen.

Ndërsa vdekjen e asaj, nuk kam për ta harruar kurrë deri sa të vdes vetë, ose deri sa të kem dy pare mend në kokë. Lajmi bëri bujë të madhe në atë kohë për shkak të rrethanave e nuk besoj që nuk ka njeri që nuk e mban mend. Ai e kishte mbytur dhe lënë në një apartament, ndërsa rrëfeu vrasjen e saj vetëm përmes një letre të shkruar para se ti jepte fund jetës së tij.

Po ndryshe nga ajo, ai ishte i martuar e me fëmijë dhe 36 vite më i madh në moshë. Dhe po ndryshe nga vdekja e saj që ai kishte zgjedhur ta bënte sa më torturuese duke e mbytur, vetes i kishte futur një plumb. E kur i përcollën për në banesën e fundit, atë, burrin e shkretë e të mashtruar prej dashnores së re, të bukur e “magjistricë”, e përcollën i madh e i vogël.

Ndërsa ajo ishte “kurva”, gjithnjë sipas komentuesve mendje ndritur, që kishte tentuar ti shkatërronte familjen një burri të ndershëm, ndaj nuk meritonte as edhe një grusht dhe. Dhe kështu, askush nga fqinjët apo fshati nuk shkoi ta varrosë vajzën, veç një grup i vogël familjarësh të afërm. Sepse turpi kishte mbuluar të gjithë puritanët dhe shenjtorët e fshatit.

Kësaj here kur e pashë fjalën “kur..” të shkruar diku nëpër komentet e lajmit, ndjeva thjesht një neveri të madhe, gati gati një përzierje në stomak që s’po duroja deri sa ta pështyja fort. Neveri për një popull tru-shpërlarë nga Sadnat apo Hatixhet e telenovelave që përbëjnë ekstazën e tij maksimale të ditës, për një popull injorant që nuk arrin dot të bëjë dallimin mes vrasësit dhe viktimës, e përtej gjithçkaje të arrijë të dënojë një krim.

Neveri edhe për një popull fatkeq që ushqehet çdo ditë me llum e përbaltje “kurvash” politike (dhe këtu nuk e kam fjalën aspak për gratë, të kuptohemi, megjithëse ka dhe mes tyre).

Por përtej historive e rrethanave, një gjë kanë të përbashkët këto gra e shumë të tjera si ato. Po të kishit mundësi ti takonit, pa pikë turpi, qetë fare, dhe pa iu trazuar aspak stomaku do kishin guximin tua përplasnin në fytyrë: Po! Jam kurvë, po ti?

P.S: Mbase pas këtij shkrimi do të kuptoni edhe emrin e bitchmagazine. Gjithësesi, të gjitha ngjarjet e mësipërme janë reale, përveç emrave natyrisht.

(Bitchmagazine)

37 komente në “Unë jam k****, po ti çfarë je?!”

  1. besi says:

    Me ne fund,diçka qe ja vlen ta lexosh….urime !

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      nje bourdhelo sunitesh normalisht qe do te kete rrumpalle meshkuj te tille ku femren e shikojne si ”kurve”!!
      rrace perverse arabesh,varu kkkkkkkkkk…………

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Ti je kurvë e unë kurvar
        hajde, veglat t’i bashkojmë
        t’i fërkojmë, të bëhen zjarr
        fort, me epsh, të turfullojmë.

        P.S.
        Sa mund të mbushet
        me gjilpëra pusi
        aq mbushet dhe gopi
        me car o Erjona Rusi.
        .
        Ju thonë “ç’a derr gopi”
        ju vjen përsëmbari
        po ne, pse mërzitemi
        kur na thonë “ç’a cari”!
        .

  2. Flutura says:

    Asgje nuk kuptova. Vetem se artikullshkruesja ka neveri per popullin tim. Ky ishte mesazhi! Neveri!
    Po ik nga Shqiperia shko edhe ti ne Gjermani se atje nuk e perdorin fjalen ‘ hure’….

    1. ben says:

      Flutura-sakte e ke thene. Kjo zonja ka semundje mendore. Keto lloj femrash jane ato te ashtuquajturat “feminist”, qe mendojne se burri dhe gruaja jane njesoj. Ne fakt, pa mohuar faktin se nga pikpamja inteligjences, ka gra te zgjuara sic ka edhe burra budallenj; natyra i ka bere te ndryshem. Nga ana tjeter, nje vajze e re qe lidhet me nje burre te martuar dhe 36 vjet me te madh se vetja, nuk mund te jete vecse nje kurve, pasi vec femra te tilla nuk dine te permbahen, ndersa ai ka qene nje idjot. Ne se nuk e do me bashkeshorten apo bashkesortin tend, eshte me e ndershme qe te ndahesh dhe pastaj krijo cfare lidhje te duash. Duke qene i martuar dhe lidhesh me vajza te reja, duhet te kesh mendje gomari.

      1. vk says:

        O Zot i madh t’ju lexosh juve te shkurtohet jeta.
        Njeres iu ul nera se i shane popullin e tjetri flet c’ishte njeri e c’ishte tjetri pa dit gje hic.
        Kur nuk i njihni personat ne fjale, kini miresine te rrini urte.
        Ishte ca ishte, iu mor jeta nje njeriu te pafajshem, kjo eshte me e rendesishmja.
        Vrasesi u nderua me respekte kurse e vrara u varros me turp.
        Ky popull nuk ka respekt per jeten dhe dinjitetin e njeriut, popull neandertal.

        1. ben says:

          vk-mos e merrni me kaq vrull se do semuresh e do na besh hatane pastaj!
          Nuk kemi perkrahur vrasjen e askujt. Te gjithe do te vdesim nje dite, por njeriu me mend ne koke, ben zgjedhjen e duhur ne situate te komplikuara. Ne te kunderten, cdo konseguence do tendoje mbi te. Zotrote nuk e di ne se ne i njihnim viktimat e kesaj ngjarje te dhimbshme, prandaj nuk mund te spekullosh ne nivelin tone te dijeve per kete ceshtje. E verteta eshte se nje vajze e re edhe mund te dashuroet me nje qe mund te jete babai i saj, por kur kjo gje behet per para, merr tjeter drejtim. Sidoqofte, askush nuk ka te drejten te marre jeten e dikujt tjeter, pamvaresisht nga motivi.

    2. Klimax says:

      Kur nuk kuptove asgje, atehere si e nxorre konkluzionin se artikullshkruesja ka neveri per popullin “tend”???????!!!!!!! Vetem tipa si ty “kuptojne” se injoranca, krimi, vjedhja, barbarizmi e kanibalizmi jane simbole dhe krenari kombetare!!!!!!!!!!!

      1. shqiptari says:

        Klimax-Ngado qe e rrotullon fjalen, do e nxjerresh koken po ne nje pike, tek “kombi jone”, ndaj te cilit perdor fjale diskriminuese.
        Ti je njeri teper i vogel dhe me nje inteligjence shume poshte mesatares per ti veshur vetes me atributet e vleresuesit te nje kombi, vecanerisht te kombit shqiptar.

    3. durrsaku says:

      Qenke torollake, mi Flutre!

    4. Maelga says:

      Vertet vetem kaq kuptove?
      Me vjen keq per ty.

  3. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Po nuk ishe politikan nuk je as kur**.

  4. 17nentori says:

    Artikulim i gabuar te marresh nje ves shoqeror dhe tjia ngjisesh nje populli te tere!!!
    Tema duhet ti shofi vete artikulime te ketij soji qe bien ere …. shqiptaro-fobi!

  5. Ali Pasha says:

    Bravo Flutura

  6. kodra pas bregut says:

    Na myten te ashtuquajturat Snobe dhe Ekstravagande , vertet kokrrat e Kurvave , asgje me shume ..

  7. buj says:

    QE KE TE DREJTE SE BURRAT QE RRAFIN GRATE KE, PO QE TA PERDORESH KTE PER TE SHARE GJITHE POPULLIN….. TE ME FALIN TE GJITHA FEMRAT E TJERA, PO KJO QE PASKA SHKRUJT KETE QEKA ME VERTET NJE KURVE, TREGIMI JO, TREGIMI NUK ESHTE KURVLLEK

  8. tropojan18 says:

    po ti nuk e ke degjuar edvin ramen asnjehere te thote…nuk ka bir kurve te me kerkoje mua leke,nuk ka shkerrdhate etj etj degjoje kryeministrin tone ndonjeher se nuk behet nami,mbetet duke pare e degjuar vetem ata kministra ruse e kinez ,hape tv ertv dhe meso diçka nga jeta se edvini po rraskapitet per popullin e vet kshu qe meso dhe ti diçka ok zogu?

    1. moni says:

      O tropojano, je shume vite drite larg ti nga inteligjenca njerezore. Jo per gje se ai patrioti jot nga Vicidoli shante rendshem njehere e njekohe Ina Ramen si “lavire bulevardi”. Kjo Erjona me gjithe kazan, kujtesen e kane afatshkurter. Atehere nuk ia mbante njeriut te fliste nje fjale per dhune kunder grave. Sot bejnei si pseduo-liberale…. E po kjo pike e zeze

    2. Shaqo says:

      O tropojan,
      Ato shprehjet qe thua ti i ka perdorur Ilir Meta, jo kryeministri, se ky i fundit nuk eshte aq trim sa fshatari nga Skrapari.
      Mos ia ngri “vlerat” kryeministrit.

      1. ben says:

        Shaqo-mos u merrni me “tropojanin” keto dite se ka ra ne zi per vrasjen e kolegut

  9. Per te zgjuaren flutur says:

    Flutura, femra eshte ajo qe sjell ne jete dhe edukon nje mashkull. Ti duhet te jesh Motra ose nena e ndonje mostre qe pershkruan shkrimi. Por femrave si ty do ti uroja je mashkull moster se vetem atehere sdo beje pjese “ndoshta” ne kategorine e injoranteve.

  10. Nasto Tirane says:

    shkrim sikur te kesh pire hashash. i dobet intelektualisht
    shkrim si vitet e tranzicionit demokratiko borgjez.

    ti je kurve ??

    pastaj kujt i plasi. turp shkrime te tilla kurre nuk i gjen ne europe

  11. Shaqo says:

    O tropojan,
    Ato shprehjet qe thua ti i ka perdorur Ilir Meta, jo kryeministri, se ky i fundit nuk eshte aq trim sa fshatari nga Skrapari.
    Mos ia ngri “vlerat” kryeministrit.

  12. Aksi says:

    Sa qenkan prekur disa, pse ka pergjithesuar nje kategori njerezish me fjalen “popull”… Nuk tha “neveri per popullin shqiptar”, o njerez, qe keni bere shkolle, por s’dini te lexoni mes rreshtave dhe i merrni gjerat personale. “Kujt i djeg, le ta mbaje” tha xhaxhi Vani e disave ketu i paska djegur thelle, por te gjithe ata qe e konsiderojne veten te ndershem duhet te ndjejne neveri per ate kategori njerezish qe fajesojne viktimat e mbulohen me petkun e moralit, nderkohe qe vete bejne 1001 te zeza.

  13. nord.al says:

    Ke kapur nje teme interesante qe ja vlen te diskutohet. Burrat shqipetare keshtu jane te formuar, me mentalitetin anadollak. Fjala kurve, ngaqe eshte e gjinise femerore , nuk dmth se nuk i pershtatet edhe meshkujve. Te pergezoj per shkrimin.

  14. xhokonda says:

    ore burra maskarenj qe rrafin grate !ore komentuesa maskarenj qe parate e femijeve i bejne lloto ! maskarenj qe pine raki dhe jane impotente ! maskarenj qe nuk punojne ! maskarenj qe rrafin femijet ! qe vrasin grate dhe nenen e tyre !

  15. trimi says:

    Kur te djeg do te kruhesh thote populli mos valle e shkruan per veten tende? Fjala kurve nuk ka dale nga shqipja. dhe jemi vendi me i paket qe kemi te tilla, disa nga ato dalin televizioneve pa fustane dhe pa brek mandej. por kjo sdo te thot gje per popullin tone dei tashi, me mbrapa te shofim.

  16. Ina says:

    Tema eshte e prekshme dhe prek fenomene qe ekzistojne. Menyra si eshte shkruar le per te deshiruar.

  17. katarakti says:

    Jam kurve thote kjo pa iu dridhur qerpiku. Dhe akuzon popullin per injorant! Hapu dhé te futem. Ku kemi perfunduar fale kesaj “shkerdhatokracie”! Ne fakt shkerdhatokraci dhe kurveri jane pothuajse sinonime. Dhe kjo shpjegon gjithçka.

    1. ziguri says:

      Realiteti i hidhur filmi Kapedani ka shum te verteta qe sot kush i kupton i vlerson .Sebepi sherrit esht ffffeeeemmmmrrrraaaa.

  18. dakort? says:

    Sot lexon ato qe nuk mund ti marresh me mend. Mbase kjo vajza ka te drejte per ngjarjen, por te thuash nuk ja dija kuptimin fjales “kurve” , kjo eshte e pa pranueshme. Kush mund ta besoje?! Eshte njesoj ose pak me e kuptueshme se sa te thuash qe Lulezim Basha eshte vrases apo hajdut e Monika Kryemadhe eshte nje femer qe vetem veglat e punes ka te tilla.

  19. kot says:

    Shkrim me vend dhe nga gjysma e komenteve vertetohet ajo qe ka shkruajtur, qe ka shume injorance ne shoqerine shqiptare.

  20. Xha. Lelo says:

    Ti kurvë!…. Kurse unë Kurvar!

  21. ziguri says:

    Turp turp kush e kupton fjal rrugacesh .

  22. una says:

    nuk kuptoj asgje kur dikush ne shqip na shkruan keta sunitet……………nuk e di cfare eshte dhe nuk dua me e dite,,,, ta dije ai qe e shkruan por nje gje eshte e qarte qe keta njeres genjejne vete tyre qe munde te jene kristian apo protestante naive Grekashqipfoles neve jemi shqiptar dhe do te vdesim shqiptar pavarsisht fejave dhe ideve qe nje apo me shume mbarte ne te (ne vetvete ) shqiptaret jane nga veriu e ne jug te ballkanit dhe te jete e qarte per te gjithe………. E ka treguar historia pavarsisht se ne greqine e sotme eshte manipuluar historia e vertete e shqiptareve,,,,,,,,,,,,,,nuk dua me e zgjate me teper e le ne mendjen dhe duart e juaj qe te shqyrtoni historine e shkruajtur sipas interesave te nje individi apo shteti te krijuar ne rajon sipas interesave te tyre

  23. mandi says:

    Çupa, hapini këmbët dhe jeta do t’ju hapë krahët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje