Zef Brozi: Opozita e re ka vizion Perëndimor, mazhoranca të mos pengojë Reformën Zgjedhore për ndryshimin e sistemit dhe “Presidentit”

12 Prill 2019, 09:24Politika TEMA

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi ka një thirrje për mazhorancën.

Përmes një komenti të tij Brozi shprehet mes të tjerash se e ashtuquajtura opozita e re në Kuvend po kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa i bën apel mazhorancës të mos bëhet pengesë.

Postimi i plotë i Brozit:

Kush po kembengul me aq kokefortesi per te mos e ndryshuar sistemin zgjedhor aktual i cili eshte sistem i pandershëm dhe antidemokratik?

Opozita e re Parlamentare qe duket se ka vizion Perendimor dhe vullnetin per te kontribuar ne te mire te vendit tone te dashur, me shume te drejte po kerkon ndyshimin e sistemit zgjedhor.

Per fat te mire me votat e saj dhe te mazhorances mund te miratohen edhe ndryshime kushtetuese, edhe ligjet ne zbatim te Reformes ne Drejtesi, edhe Reforma Zgjedhore dhe cdo ligj tjeter.

I bej apel Mazhorances  te mos behet  pengese e Reformes Zgjedhore duke kundershtuar ndryshimin e sistemit te sotem elektoral ne nje sistem qe duhet t’i ktheje popullit te drejten per te zgjedhur

deputetet e tij dhe Presidentin.

Politikane te te gjitha perkatesive- Mos ia hiqni shanset Shqiperise per ne Bashkimin Europian!

Zef Brozi

Uashington, DC

5 komente në “Zef Brozi: Opozita e re ka vizion Perëndimor, mazhoranca të mos pengojë Reformën Zgjedhore për ndryshimin e sistemit dhe “Presidentit””

  1. Flutura says:

    Nuk ka asnje rol sistemi. Votuesit sidoqe te jete votojne per kandidatin e partise kushdoqofte ai

  2. SERVETI says:

    Respekt per angazhimin T’uaj z.Brozi,por nje gje me bene pershtypje se keshtu na u prezngtua edhe kryekrimi Berishe nga Perendimi si njeri demokrat e na rezultoi kriminel skicofren!Qe ti besohet opozites se re duhet te angazhoheni Ju te gjithe te merguarit jo vetem pertej Atlantikut e jo vetem veriore se kaluan 30 vite e kasolle na lane e zaprim pronash private e shteterore me ardhjen ne pusht-et,ndaj duhet te rikthehen te gjithe intelektualet e mirfillte e te perkushtuar te ketij vendi per ti thene stop kesaj katrahure e çdo tentative ozurpuese ne pilitike!¨Por sistemi ku jetojme eshte putane e per pasoje te tille politikane do pjelle per interes te saj e jo per popullin se ndryshe nuk do te quhej sistem kapitali por sistem popullor!Ndaj se ka fajin as Saliu ,as Iliri ,as Lulka e as Monika se ata jane pjelle e ketij sistemi ku keto kerpudha helmuese per popullin jane e dalin ne sherbim te sistemit e nuk flaken por perpunohen per te na u servirur ne menu te radhes!Dikur qemoti te moshuarit thonin :As Isai e as Musai akoma si eshte gjetur faji!Ndaj o Zef ,ndonese per respektin qe mbart si intelektual por qe jo rastesisht sistemi te ka çuar atje ku ndodhesh sot (per te mos u prishur pune)si shpjegohet qe vetem Ju verioret dilni me te perkushtuarit per demokraci e per tradheti te ketij vendi?A ska inlelektuale nga shqiperia e mesme po e jugut qe e duan me shume se Ju kete vend tashme te tredhur nga ata qe e trajtojne si pacientin e radhes!!!!Druhem se Rudina ka ardhur ne politike e derguar me mision e jo e perkushtuar,qofsha e gabuar por pak shpresa kam qe drejton vetvehten ne kete loje te radhes qe behet ne kurriz te ketij populli!Shqiperia do ndeshkim te te gjithe atyre qe kane lyer duart me gjak e qe kane gjurme ne megavjedhjet e ketij vendi deri ne shitjet e teritorit shqipetar per interesa te ngushta familjare apo perandorake e pasketaj do stabilitet qe nuk duhet te na vije me kumtesa te mbajtura 2 apo 3 oreshe por nga vete pergjegjesia intelektuale e brendeshme e pergjegjesite e perkushtimi i çdo njeriu qe hyn ne kete loje!Ndryshe kjo loje qe eshte luajtur e luhet prej mese 28 vitesh do te vazhdoje deri ne asimilimin e plote te ketij populli pse jo duke iu bashkangjitur si teritor interesave gjeopolitike te atyre qe mbajne peng kete vend!Ndaj thirrja qe drejton prej pertej atlantikut na duket sikur eshte apel i radhes duke na thene qe pas Rudines mund te katapultohem Une per te vazhduar kete rruge te pashprese!Po nuk u larguan te gjithe gangsteret ne politike e ekonomi ky vend do shkoje zi e me zi,duke vazhduar ndertimin e dhjemokracise nen siglen “Te dhjere por krenare”!

  3. iliri says:

    predidenti te zgjidhet nga populli

  4. Fredi says:

    Rama dhe Basha jane njelloj.Te dy rremojne kunder Reformave.

  5. Pika more zef says:

    kujtim gjuzi dhe ylli shehu goxha vizion kane ne fakt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje