Këngëtari i grupit “Troja”: Kur janë në pushtet festojnë me Çiljetën e Medën, çfarë të mirash do bëjnë këta kur të vjedhin edhe tani në opozitë dhe akuzojnë të tjerët për vjedhje!

13 Prill 2019, 19:39Sociale TEMA

Këngëtari i grupit “Troja”, Bujar Berisha ka reaguar me anët ë një statusi në Facebook, pasi këngët e tij po përdorën në protestat e ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë.

Vokalisti i grupit “Troja” ka theksuar në statusin e tij, se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kur janë në opozitë përdorin këngët e këtij grupi, ndërkohë që kur marrin pushtetin festojnë me Çiljetën dhe me Medën.

Ai thekson se asnjë forcë politike nuk merr leje për përdorimin e këngët, të cilët i cilëson si pronë.

“Dy fjale për demagogjinë e partive politike Shqiptarë (Kosove Shqipëri)!

Kur janë ne opozite përdorin këngët e grupit Troja ne protesta kundër qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojnë me Qiljeten e me Meden…

Paramendo  çfarë reforma mund te beje dikush qe e përdore pronën e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit) ne te njëjtën kohe qe akuzon tjetrin për hajni?”, thekson këngëtari.

Në protestën e PD-së janë vënë si kolonë zanore, këngët “Mbretëresha Kohë”, “Demokraci” dhe “Vendi im”, të cilat janë disa nga hitet e grupit Troja.

3 komente në “Këngëtari i grupit “Troja”: Kur janë në pushtet festojnë me Çiljetën e Medën, çfarë të mirash do bëjnë këta kur të vjedhin edhe tani në opozitë dhe akuzojnë të tjerët për vjedhje!”

  1. Opozitë e çoroditur!?? says:

    Bujar, hajduti thërret kapeni hajdutin .
    Kjo ndodh në Shqipëri .
    Berisha Basha dhe Kryemadhi, janë mëkatarët më të mëdhenj ,në mes të gjith politikanëve.
    Populli do ti flak nē kosh të plerave . BMbase dhe në burg , do ti shofim .

  2. Stark says:

    Troja! Roku me serioz ndohere ne shqiptari. Ndegjojeni PEOPLE ne youtube. Vetem per ata qe e kuptojne Metal Rock!!!

  3. Ylli says:

    TROJA ….i vetmi grup i madh roku ne gjithe Shqiptarine .Po te jete per djallezi ,askush e asgje nuk ja kalon partive politike .Trojanet kane ne repertorin e tyre dhe superhitet “Amaneti i Clownit” dhe per mendimin tim me te madhin hit te tyre A.N.J.Q.K. J ( inshalla nuk gaboj) ,por keto dy superhite nuk u leverdisin legenave te politikes .
    Jena bo imun tuj na shkel me çizme te lira
    Dy mije vjet na shkelin e ala sna dul yndyra …
    “TROJA” jeni bekim i Kombit !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje