Protesta, Xhaçka: Qëllimi i këtij grupi dhunuesish është bllokimi i rrugës drejt Europës. Shërim të shpejtë efektivëve të lënduar

13 Prill 2019, 23:02Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas protestës së opozitës.

Në një postim në facebook Xhaçka  ku ka falenderuar efektivët e policisë të cilët sipas saj u përballën sot me dhunën e politikës pa ide e vizion.

Më tej ajo thotë se qëllimi i vetëm i opozitës është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës.

“Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion.

Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë.

Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës.

Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!”, shkruan Xhaçka. (TemA)

3 komente në “Protesta, Xhaçka: Qëllimi i këtij grupi dhunuesish është bllokimi i rrugës drejt Europës. Shërim të shpejtë efektivëve të lënduar”

  1. artiles says:

    Ke pas ken shum e mire, pse je prish he dreq?

  2. ME EMER says:

    Moj zonje , kerkojme ne te tjeret qe nuk ishim ne proteste , qe na u ” kalben” kockat ne ata Europe qe ju s`e leshoni nga goja , qe distancohemi nga shkaterruesit e Shqiperise , ne kohen qe dukeshin bere korrigjime llogjike ,nga hajdutet me “cizme” qe fryhen si kendezat , qe shesin mend kur kokat jane bosh , qe s`e kane per turp per ato qe kane vjedhur , pa perjashtuar as palen tuaj , qe gjithashtu nuk jeni “engjej” , pra kerkojme te ndryshoje gjendja renduese per shqiptaret qe s`kane pune , qe s`kane uje te pijshem , qe jetojne ne mes te bajgave , qe nuk kane mundesi ku dhe me se te kurrohen , pasi medikamentet farmaceutike jane pervec se me cmime stratosferike , por dhe te skaduara . Ne qe “na u kalben kockat ” ne kete Europe qe ju e propagandoni me te madhe duam te kethehemi ne shtepite tona , ne qetesine tone , per ta “ngrysur” kete jete te nxire ku na futet por krimi , hajdutlleku , droga , maskaralleku na ben te mendojme per femijet , niprit e mbesat qe kemi . Do te ndryshoje gjendja ekonomike ne ate vend ndonjehere , do te shohim fushat te prodhojne , njerez entuziaste me ato qe prodhojne , te pakten fushat pa per industri , ju e varroset ..!Europa nuk te ushqen , mos u merni me mashtrime , te futesh ne programet e saj duhet ekonomi , pasi eshte kapitalizem qe nuk ngopet , qe zien nga ankesat e popujve , se ne krye te B.E.-se jane koloniziatoret e botes dje teritoriale , sot ekonomike , pasi ju dhane kolonive “lirine ” por ju moren ekonomine . A do behet vendi i jone ndonjehere i lumtur per ne njerezit e thjeshte qe kenaqemi me pak , te fituara me djerse , pa hajdutllek , pa maskarrallek , qe tani s`kemi te drejte te flasim , pa le qe dhe po te flasim kush na degjon ?!

  3. ME EMER says:

    jepe dhe komentin tim , pasi eshte e ardhmja qe i duhet popullit . Mbeshtetje fort ne kembet e veta , pasi asnje nuk do t`ja dije se kush je ..! Kjo duhet te jete parrulle , ndoshtaj do , te shprehej me bukur , per mobilizimin e popullit per te jetuar , pasi ajio e mbeshtetjes ne forcat e veta , ju duket Enveriste , sistem shume human , ku une personalisht nuk fitova asnje “qime” . Ata qe perfituan e shkaterruan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje