I palodhur dhe i paprekshëm për Inzagin, askush si Strakosha te Lacio!

15 Prill 2019, 15:24Sport TEMA

Thomas Strakosha ka arritur të kthehet në futbollistin e vetëm të paprekshëm te Lacio, duke qenë se pavarësisht dëmtimeve të lehta që mund të ketë pasur, lodhjeve nga ndeshjet e shumta në kampionat de me Kombëtaren, mbetet i paprekshëm për trajnerin Simone Inzagi.

Gardiani shqiptar është i vetmi futbollist që këtë sezon ka luajtur 31 ndeshje në Serinë A me fanellën e Lacios, duke mos munguar dhe duke mos u zëvendësuar për asnjë moment.

Pak ditë më parë, ai pësoi një dëmtim në derbi ndaj Romës, e megjithatë duke ditur vështirësinë që sjell takimi ndaj Fiorentinës në transfertë, Inzagi vendosi ta sakrifikonte duke e aktivizuar titullar.

Besimi i Inzgait u shlye mirë nga Strakosha pasi bëri paraqitje mjaft të mirë.

Sakaq, në futbollin italian janë të pakta skuadrat të cilat kanë një futbollist të paprekshëm dhe përveç Strakoshës, vetëm 5 të tjerë janë të paprekshëm në skuadrat e tyre.

Audeor, Skorupski, Handanoviç, Sepe dhe Sportielo janë të vetmit që kanë luajtur të gjitha ndeshjet me skuadrat e tyre respektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje