Fitorja e Flamurtarit ndaj Kukësit të vendit të dytë ka bërë që te Partizani të mendojnë për festën e titullit.
Edhe pse mbeten shtatë ndeshje deri në fund, diferenca me 12 pikë është e madhe dhe praktikisht të kuqtë e kanë titullin në kasafortë.
Shenjat e dorëzimit të rivalëve i konfirmoi edhe trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, i cili në deklaratën pas ndeshjes me Flamurtarin pranoi se ekipi duhej të ruaj tashmë vendin e dytë.
Të kuqtë pas fitores në tavolinë me Kamzën, javën e ardhshme luajnë në transfertë kundër Kastriotit, një skuadër që lufton për mbijetesë dhe pritet një ndeshje shumë e fortë në Fushë-Krujë, shkruan Panorama Sport.
Partizani ka fituar për herë të fundit titullin në sezonin 1992-1993, kur trajner ishte Sulejman Starova. Tashmë pas 26 vitesh heroi është Skënder Gega.
E filloi ngjyra kuqe fitoren; ju vazhdoni te shurroni kryeministrine!