Bayerni ofron 50 mln Euro për talentin e Romës

14 Prill 2019, 13:52Sport TEMA

Bayerni i Mynihut po përgatitet për një merkato të fuqishme, ku në fokus të drejtuesve do të jenë kryesisht lojtarët e rinj, të talentuar.

Kështu pas talentit anglez, Hodson-Odoy, në listën e drejtuesve bavarezë ka përfunduar edhe fantazisti i talentuar i Romës, Nicolo Zaniolo, i cili po bën mjaft mirë me verdhekuqtë.

Italiani është bërë pjesë edhe e formacionit të kombëtares italiane, ndonëse është vetëm 19 vjeç, ndërsa ndiqet me shumë interes edhe nga klube si Interi e Juventusi.

Megjithatë bavarezët duket se kanë ndërmend të ofrojnë plot 50 milionë euro për të bindur romanët, të heqin dorë nga kartoni i Zaniolos, duke filluar nga kjo verë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje