Kapelo krahason Mesin me Rolandon dhe tregon problemin e Realit: Ja çfarë ka ndryshe këtë sezon

13 Prill 2019, 11:47Sport TEMA

Real Madrid këtë sezon ka dalë jashtë çdo objektivi dhe renditja në tabelën e klasifikimit dhe eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve e demonstrojnë më së miri situatën në të cilën madrilenët ndodhen.

Me rikthimin e Zidan, duket se gjërat kanë ndryshuar disi por mesa duket, problemi te Real Madridi është largimi i Kristiano Ronaldos, e thënë kjo nga një trajner i madh si Fabio Kapelo.

Në një prononcim nga ‘World Soccer Congress’ ku Kapelo merrte pjesë, u shpreh se sezonin e kaluar Reali dhe Barcelona i nisnin ndeshjet 1-0, ndërkohë që gjërat kanë ndryshuar këtë sezon për madrilenët.

“Reali dhe Barcelona e nisnin ndeshjen 1-0 dhe kundërshtarit i duhej të shënonte të paktën 2 gola për të fituar. Ndryshe po ndodh këtë sezon pasi ndeshjet Reali po i nis me 0-0. Tani ajo po ndodh te Juventusi. Sezonin e kaluar çdo mbrojtës i trembej Realit, ndërsa këtë sezon nuk tremben më.

Mesi dhe Ronaldo? Të dy janë futbollistë të mëdhenj, ku njëri është gjeni dhe tjetri është i jashtëzakonshëm. Diferenca është e madhe pasi një gjeni mund të bëjë atë që ti nuk mendon se mund të bëhet”, ha Kapelo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje