Luis Figo zbulon klauzolën e jashtëzakonshme në kontratën e “tradhëtisë”

12 Prill 2019, 22:10Sport TEMA

Në futboll, tradhëti të tilla nuk harrohen kurrë. Të lësh një skuadër mes polemikave nuk është kurrë e këndshme, merr me mend pastaj kur shkon të veshësh fanellën e rivalëve të përjetshëm.

Një prej shembujve më domethënës të tradhëtisë është pikërisht ai i Luis Figo, që në vitin 2000 u transferua nga Barcelona te Real Madrid.

“Kam përjetuar 5 vite të mrekullueshme te Barcelona, si në aspektin social, ashtu edhe atë sportive.

Në atë periudhë, në vitet 2000, kandidati për presidencën e Barcelonës ishte Gaspart, të cilit nuk i besoja as minimalisht. Mund të më premtonte hënë, por nuk do t’i kisha besuar”, tregoi Figo.

“Gjërat nisën të bëheshin të vështira, deri në pikqën që firmoset një marrëveshje me një prej kandidatëve të presidencës së Real (sipas të gjitha gjasave me Florentino Perez, port ë cilin Figo nuk e përmend nominalisht).

Një marrëveshje, sipas të cilës, nëse nuk do të kisha shkuar te Real Madrid, atëherë do të duhej të paguaja kuotat vjetore të të gjithë ortakëve të klubit”, zbuloi portugezi.

Një histori e vertetë, por në të cilën në mënyrë të pabesueshme mungonte firma e Figos. Në vend të tij ishte ajo e përfaqësuesit të portugezit, që ishte i sigurtë për transferimin e futbollistit, por me të cilin Figo kishte vetëm një akord verbal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje