Lippi: Fitimi i një Kupe Bote nuk krahasohet me asnjë trofe tjetër. Ajax është më i fortë në transfertë!

12 Prill 2019, 16:20Sport TEMA

Në ditëlindjen e tij të 71-të, Marcello Lippi, fitues i Botërorit 2006 në Gjermani, vendosi të festojë duke bërë atë, që e shikon më natyrale: të flasë për futbollin. Ai e bëri këtë duke folur për “Radio Sportiva”, ku komentoi mbi sfidën midis Ajax dhe Juventusit. Pastaj foli edhe për trajnerin e bardhezinjve, Massimiliano Allegri. Pastaj, ishte e pamundur të harrohej Kupa e Botës në Gjermani.

Juve, kujdes ndaj Ajax – “Kam shumë kujtime pozitive lidhur nga kjo sfidë. Le të shpresojmë se do të ndodhë kështu edhe javën e ardhshme. Ndeshja e parë nuk ishte negative, por Ajax luan më mirë në transfertë se në shtëpi. Futbolli holandez gjithmonë prodhon gjëra pozitive. Nuk ka dyshim se Ajax ka sukses në futjen e një filozofie të rëndësishme në mendjet e fëmijëve”.

Për Allegrin – “Me rezultatet që ka marrë, nuk ka nevojë ta mbroj atë. Ne ndajmë “toskanitetin” bashkë. Allegri e lexon futbollin shumë mirë nga stoli, ndaj di se çfarë duhet bërë dhe kur nevojiten ndryshime”.

Ancelotti – “Ai është personi i duhur për çdo ekip në botë. Nuk ka dyshime se duke larguar Sarrin, Napoli kërkonte një trajner prestigjioz. Ancelotti është i tillë. Humbja 2-0 ndaj Arsenalit në Ligën e Europës? Tani i duhet ta përmbysë këtë disavantazh në ndeshjen e kthimit. Te Napoli ka lojtarë të shkëlqyer, por duhet të bëjnë shumë më tepër sesa mbrëmë”.

Trajneri i Milanit – “Gattuso është një njeri fantastik dhe mund të bëjë gjithçka në futboll. Ai tregoi se nuk është vetëm grintë, zemërim dhe ligësi, por ka edhe kompetencë teknike e taktike. Te Milani ka bërë maksimumin, që mund të bëhej”.

Botërori 2006 – “Shoh shumë video në “Youtube” nga ai Kampionat Botëror dhe gjithmonë përjetoj emocione të forta. Dje isha në “Coverciano” dhe më ngacmuan të gjitha fotot nga ai sukses i madh. Fitimi i një Kupe Bote me ekipin tënd kombëtar nuk ka të krahasuar me asnjë trofe tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje