Viti 2019 ka nisur në mënyrën më të mirë për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.
Sulmuesi i Verder bremen ka arritur të realizojë 7 gola në kampionat për këtë vit duke kontribuar në sukseset e klubit në kampionatin gjerman.
Ndërkohë, që vushtrriasi ka realizuar edhe golin vendimtar në Kupën e Gjermanisë, për të kualifikuar skuadrën në gjysmëfinalet e kompeticionit.
Në këtë formë, kosovari së fundmi ka marrë edhe vlerësimin nga Bundesliga, teksa është përzgjedhur në mesin e 5 sulmuesve më të mirë në vitin 2019.
Pjesë e listës ndërkohë janë edhe emrat e Levandovskit, Polsen apo Kramariç.
Rashica është përshtatur më së miri me futbollin gjerman teksa në sezonin e kaluar u transferua nga kampionati holandez, ku aktivizohej me ekipin e Viteshes.
Megjithatë, me paraqitjet e treguara dhe nëse vazhdon në këtë nivel, Rashica së shpejti mund të jetë pjesë e një klubi edhe më të madh në kampionatet elitare europiane.