Ofendoi arbitrin, mbyllet sezoni për Diego Costan!

11 Prill 2019, 15:41Sport TEMA

Për Diego Costën mbyllet sezoni në La Liga. Komisioni i Disiplinës i Federatës Spanjolle të Futbollit dënoi sulmuesin e Atletico Madrid me 8 ndeshje pezullim pas kartonit të kuq direkt të marrë në ndeshjen me Barcelonën në Camp Nou, të zhvilluar të shtunën e kaluar.

Diego Costa u ndëshkua në minutën e 28 të sfidës nga arbitri Gil Manzano, sipas të cilit futbollisti iu drejtua me fyerje të rënda, diçka që Diego Costa e mohoi. Por, jo vetëm kaq.

Në raportin e tij, Manzano deklaroi se Diego Costa e mbajti atë për të evituar nxjerrjen e kartonave të verdhë për shokët e tij të skuadrës.

Atletico Madrid nga ana e tij paraqiti ankesat e tij, diçka që motivoi Komisionin e Disiplinës t’i kërkojë arbitrit që të sqarojë raportin e tij, me Manzanon që e dorëzoi atë ditën e mërkurë.

Pasi dëgjoi palët e përfshira në këtë çështje, Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle vendosi që të dënojë Diego Costën me 8 ndeshje pezullim, nga të cilat 4 ndeshje për fyerje ndaj arbitrit dhe 4 të tjerat për mbajtjen e tij.

Ndërkaq, klubi madrilen ka vendosur që të apelojë këtë vendim për të reduktuar ndëshkimin për sulmuesin braziliano-spanjoll, për të cilin ky sezon nuk ishte shumë i mirë për shkak edhe të dëmtimeve që e kanë shoqëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje