Nuk kanë fund thashethemet për Elseid Hysajn në Itali. Në fakt, mediet nuk faj, pasi shqiptari ka kaluar një sezon me shumë oshilacione.
Kjo ka bërë që e ardhmja e tij të përflitet shpeshherë në mënyra të ndryshme. Problemet me trajnerin Carlo Ancelotti që po e linte në stol dhe me klubin që nuk pranonte kërkesat e tij për të rinovuar thujase vulosën largimin e tij në verë.
Situatat duket se kanë ndryshuar, pasi në javët e fundit, trajneri Ancelotti është bindur për aftësitë e Hysajt dhe shqiptari po luan si titullar. Ai ka bërë “armëpushim” edhe me klubin. Në verë nuk do të ketë një lëvizje tjetër, pasi trajneri italian është bindur se nuk e ka të lehtë të gjejë zëvendësuesin e tij në krahun e djathtë.
Ideja për të gjetur një zëvendësues për të është shuar dhe shkodrani duket se do të ketë dhe një tjetër sezon me Napolin. Kontrata e tij skadon në vitin 2021 dhe Hysaj pati bisedime me klubin për të rinovuar deri në vitin 2023. Palët nuk ranë dakord në aspektin financiar mes tyre.