Peshëngritje, dështon Daniel Godelli që në provën e parë, Qerimaj i pari në baterinë B

10 Prill 2019, 20:43Sport TEMA

Kanë garuar sot dy nga peshëngritësit e spikatur kuqezi, Daniel Godelli si dhe Erkand Qerimaj.

Në kampionatin që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, Daniel Godelli i cili ishte një shpresë e madhe për një tjetër medalje ari, duket se ka dështuar, pasi nuk ka arritur që të kualifikohet.

Shtangisti shqiptar, i cili garonte në baterinë A të peshës deri në 81 kg, rrezikoi shumë, duke kërkuar të ngrejë 160 kg që në provën e parë, në stilin e shkëputjes, në të cilën dështoi.

Më pas Godelli shtoi edhe një kg në peshën e synuar dhe dështoi sërish në dy provat e tjera, duke mos arritur të kualifikohet për në dygarësh dhe zonën e medaljeve.

Më herët, në baterinë B të kësaj peshe, garoi peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili zuri vendin e parë në shkëputje dhe të dytin në dygarësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje