Bëmat e Gattusos: Nga ngrënia e kërmillit, tek ngulja e pirunit në këmbën e Oddo

10 Prill 2019, 11:59Sport TEMA

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso njihet për bëmat e tij në fushë, në kohën kur ishte lojtar.

Tani mr status tjetër, atë të trajnerit, pavarësisht se përpiqet shumë ta mbajë veten në shumë raste e tregon gjakun që vlon brenda trupit të tij.

Kohë më parë, Gattuso rrëfente se para ndeshjes me Manchester United me Milanin në vitin 2007 në fazën e 1/8-ve, kishte shumë tension në dhomat e zhveshjes dhe bashkë me lojtarët e tjerë, panë që një kërmill po kalonte në tokë, dhe Gattuso e hëngri të gjallë për një bast me shokët e skuadrës.

“Kërmilli ishte në tokë. Të gjithë më thanë se nuk isha aq i guximshëm sa ta haja të gjallë.

Ok, iu thashë. Më jepni 500 euro secili dhe do ta ha”, tregon Gattuso.

“E mora kërmillin, e futa në gojë dhe e gëlltita, mblodha 15 mijë euro dhe ua dhash katër trajnerëve të rinj që kishin ardhur për intership në skuadër”, tha trajneri i kuqezinjve, edhe pse zvarraniku mund t‘i kishte shkaktuar vdekjen, ashtu siç ndodhi me Sam Ballard nga Australia, i cili u paralizua pasi hëngri një kërmill të gjallë.

Më tej ai kujton se Massimo Oddo ishte shumë i bezdisshëm, sepse fliste shumë.

“Oddo më shqetësonte gjatë gjithë kohës kur hanim ushqim.

Një herë i ngula një pirun në këmbë që të mos fliste më”, vijoi më tej italiani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje