VIDEO: Champions League, Tottehami fiton klasiken e parë ndaj Man Cityt. Liverpuli siguron kualifikimin!

9 Prill 2019, 22:54Sport TEMA

Janë zhvilluar mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale të “UEFA Champions League” që kanë dhuruar emocione dhe gola.

Takimi kryesorë ishte ai mes dy skuadrave angleze Tottenhamit dhe Manchester Cityt që përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të skuadrës vendasve.

Një 90-minutësh mjaft i bukur u zhvilluar në “Totteham Hotspur Stadium” ku që të dyja ekipet bën një lojë të hapur duke krijuar një numër të mëdha rastesh për shënim.

Mundësinë më të mirë për të gjetur golin e parë e kishin miqtë me anë të sulmuesit Kun Aguerro, i cili në minutën e 13-të humbet një 11 metërsh, duke u ndalur në mënyrë perfekte nga ana e portierit Lloris.

Kjo i dha zemër Tottenahmit që mori në kontrroll ndeshjen duke krijuar raste të mira për shënim me Delle Allin dhe Son, por që nuk u konkretizuan në mënyrën e duhur.

Por, kur kishin mbetur dhe 12-minuta lojë deri në fund, do të ishte Son që me një kontrroll perfekt të topit brenda zonës së Man Cityt, arrin që ta dërgojë topin në fund të rrejtës duke ndëshkuar portierin Ederson.

Një fitore që i jep mjaft shanse Tottenhamit për tu kualifikuar për në gjysmëfinale, edhe pse gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit, aty ku Man City do të bëjë gjithçka për të përmbysur rezultatin.

Ndërkohë, në takimin tjetër Liverpuli ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në gjysmëfinale.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Kloop fitoi në ndeshjen e parë në fushën e saj me rezultatin e pastër 2-0 kundër Portos.

Autorët e golave për “The Reds” ishin Keita dhe Firmino.

Kliko KËTU për të ndjekur raportin e plotë të ndeshjes Tottenham-Man City dhe më poshtë goli i vetëm të takimit. (TemA)

Goli i shënuar nga Son

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje