Komplikohet pista Marcelo, Juventusi “hedh sytë” nga mbrojtësi i Benficës

9 Prill 2019, 16:50Sport TEMA

Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, por skuadra bardhezi vijon punën për të gjetur një pasues.

I pari në listë ishte braziliani tjetër, Marcelo, por ardhja e Zidane në stolin e Realit ka komplikuar rrugën për të mbërritur te mbrojtësi i “Los Blancos”.

Pikërisht për këtë arsye, Paratici ka nisur kontaktet me Benficën, për të negociuar për mbrojtësin Alejandro Grimaldo, që ka dhuruar paraqitje vërtetë bindëse në sezonet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje