Forma e Coutinhos, mediat spanjolle bëjnë zbulimin 'tronditës': E "mallkon" shtëpia

8 Prill 2019, 17:40Sport TEMA

Philipe Coutinho nuk po kalon një moment të mirë tek Barcelona.

Braziliani, që konsiderohej zëvendësuesi ideal i Iniestës duket se ka humbur shkëlqimin që e karakterizonte.

Lidhur me këtë formë, sajti spanjolle, “ESPN” ka zbuluar një fakt shumë interesant.Sipas saj, arsyeja që Coutinho po luan keq është shtëpia e tij.

Rezidenca ku banon ylli i katalanasve ndodhet jashtë Barcelonës, në krahinën e Castelldefels.

Në të kanë jetuar më parë dhe 3 ish-lojtarë të katalanasve, të cilët kanë patur të njëjtin fat.

Cesc Fabregas, ia shiti shtëpinë në 2014 Thomas Vermalen, pasi spanjolli u transferua tek Chelsea.

Ky i fundit vuajti një kalvar të gjatë dëmtimesh dhe në pak kohë ia shiti Andre Gomes.

Portugezi u ble nga Valencia për shifrën e 40 milionë eurove, por dështoi të shfaqte vlerat e tij.

Rastësi ose jo këtë nuk mund ta themi, por një gjë është e sigurtë.

140 milionët e paguara vjet për ta “grabitur” nga Liverpool, Coutinho nuk po i justifikon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje