Në Itali janë të sigurtë: Edi Reja do jetë trajneri i Shqipërisë!

8 Prill 2019, 15:54Sport TEMA

Në itali janë të sigurtë se trajneri i ri i Kombëtares shqiptare do të jetë Edi Reja.

Është radio e njohur italiane “Kis Kis” e cila ka raportuar se ish trajneri i skuadrave të njohura Lazios, Napolit etj, do të zëvëndësojë Kristian Panuçin në stolin e kuqezinjve.

Mësohet se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pasur një takim me 73-vjeçarin ku ka arritur akordin, ndërsa ka mbeteur vetëm zyrtarizimi përfundimtar.

Edi Reja do të bëhet trajneri i katërt Italian që drejton Kombëtaren shqiptare, pas Beppe Dossena, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje