VIDEO: Supergol dhe të shara në shqip, Sadiku në formacionin e javës

8 Prill 2019, 14:47Sport TEMA

Armando Sadiku duket se është rikthyer edhe një herë tjetër në golashënuesin që të gjithë njohin në Zvicër.

Megjithëse nuk po i besohet një fanellë titullari, Sadiku e gjen golin edhe në minutat që i jepet dhe së fundmi ishte protagonist me skuadrën e tij.

Ai arriti të realizonte një supergol përballë Bazelit në pjesën e dytë duke u drejtuar nga pankina e tij ku nuk munguar të sharat në gjuhën shqipe.

Këtë e pranoi vetë Sadiku, ku shtoi se i ka sharë të gjithë, gjë e cila ka sjellë jo pak polemika në Zvicër.

Megjithatë, kjo nuk e ka zbehur aspak paraqitjen e Sadikut i cili është përzgjedhur në formacionin e javës nga prestigjiozja zvicerane ‘Blick.ch’. Interesant duket fakti që mungon Lenjani që gjithashtu ishte hero te skuadra e tij megjithatë, e rëndësishme është që të dy po tregojnë formë të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje