Teuta rikonfirmon Shkëmbin në krye të stolit!

7 Prill 2019, 15:27Sport TEMA

Bledi Shkembi eshte rikonfirmuar ne stolin e skuadres se Teutes.

Pas humbjes se rende te pesuar dje ndaj Laçit, tekniku korçar tha se do te diskutoje me drejtuesit per te ardhmen e tij, ndersa vetem para pak minutash permes nje njoftimi klubi i Teutes ka rikonfirmuar Shkembin.

“Trajneri Bledi Shkëmbi gëzon besimin e plotë të drejtuesve.

Kështu që nga nesër ai do të vijojë punën normalisht, ku skuadra do të nisë pergatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin në ‘Vlorë’, një sfidë direkte për luftën për Europë.

Misioni i Shkëmbit për ta çuar Teutën në Europë vazhdon”, shkruhet ne njoftimin e klubit  durrsak. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje