Humbja me Kastriotin, Kukësi shkarkon trajnerin Nderu!

6 Prill 2019, 18:31Sport TEMA

Nuk ka kaluar pa pasoja humbja e sotme e Kukesit kunder Kastriotit.

Permes nje njofitmi per shtyp klubi i Kukesit ka shkarkuar nga detyra trajnerin Ramazan Nderu.

“FK Kukësi  njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin,  shkarkohet trajneri  Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë.

Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, thuhet ne njoftimin e klubit te Kukesit.

Verilindoret humben sot me permbysje ndaj Kastriotit me rezultatin 2-1.

Nje humbje qe i dha nje goditje te rende ekipit ne garen per titullin kampion. (TemA)

1 komente në “Humbja me Kastriotin, Kukësi shkarkon trajnerin Nderu!”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Shumë mirë ja ka bërë.E meriton!Akoma nuk e kanë marë vesh se Gjici është vetëm një dallaveraxhi që vetëm me futbollin s’ka lidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje