Ermir Lenjani realizoi një dygolësh shumë të rëndësishëm që i dha fitoren Sionit në transfertë me Thunin.
Futbollisti 29-vjeçar është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës me 5 gola, 3 më pak se futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami. Nga një futbollist me cilësi të mira mbrojtëse Lenjani është shndërruar në element shumë i rëndësishëm për sulmin, tipare që i ka shfaqur edhe me ngjyrat kuqezi.
“Unë luaj aty ku më vendos trajner. Por është e vërtetë, që tani po luaj pak më i avancuar.”
Përmbahet kur pyetet për largimin e trajnerit Christian Panucci nha Kombëtarja Shqiptare e sigurisht nuk e fsheh krenarinë dhe dëshirën për t’u kthyer sa më parë me ngjyrat kuqezi.
“Mes meje dhe Panuccit është thënë gjithçka. Nuk kam asgjë për të shtuar. Lumturohem sa herë që më thërrasin në Kombëtare. Jam krenar që luaj për vendin tim.”
ik ere, shyqyr qe sje me, ti jo futboll qe sdi te luash por je dhe i shemtut, me i bukur ishte Lala. :)))
O Lenjani,
Ik se na e shpife! Te lutem vetem ik, se nuk kemi nevoje per ty! Nuk e kupton qe lepirjet dhe statuset qe te shkruajne menaxheret e tu dallkauke dhe interesaxhinj te lindur nuk pine uje dhe jane bere dukshem te bezdisshem. Pale kur pershkruajne golat tuaj te bere ne ndonje stervitje me nje faqe te tere gazete, dhe flasin per klasin tuaj, sikur nuk u shikojme qe keni arritur cakun e fundit. Me qesharak beheni kur na shisni dashurine e shtirur per kombetaren, dhe ne mezi po presim kthimin tuaj! Lerini te rinjte e talentuar te provojne shanset e tyre dhe do te shikoni, se jane qindra here me te mire se ju ne fushen e lojes dhe jo ne portale , si puna juaj. Te siguroj se dashurine per ngjyrat e kombetares do te kene reale, pa patur nevoje per letra te hapura per te na mbushur mendjen per perkushtimin tuaj. Kombetarja eshte vend i shenjte per ata qe vene ne te zemren e tyre dhe tonat dhe jo interesat e tyre te castit !