“Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi...”; ish-kapiteni i Realit krahason dy yjet

5 Prill 2019, 09:50Sport TEMA

Superstari i Barcelonës, Lionel Messi, ka më shumë talent se Cristiano Ronaldo, por portugezi i Juventusit është më ambicioz. Kështu mendon ish-lojtari dhe kapiteni i Real Madridit, Guti.

Krahasimi mes këtyre dy yjeve të futbollit në dekadën e fundit, por edhe i tyre me të mëdhenjtë e këtij sporti në histori, bëhet shpesh temë debati.

Qasja aktuale e argjentinasit dhe portugezit në këtë sezon është e tillë: Messi ka shënuar 32 gola në La Liga këtë sezon, ose 42 gola në të gjitha garat; ndërsa Ronaldo ka realizuar 19 gola në kampionatin e tij të parë në Serie A, ose 24 gola në të gjitha garat për kampionët italianë.

I pyetur për të zgjedhur midis Messit dhe Ronaldos, ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, i cili tani është ndihmëstrajner te gjigantët turq të Besiktas, i tha “Marca”:

“Të dy. Është e vërtetë që kohët e fundit, përmes një “tweeted” kam zgjedhur Messin, por unë e vlerësoj shumë atë që ka bërë Cristiano. Ai është një lojtar i madh. 

Messi ka më shumë talent, Cristiano është më tepër golashënues, ka me shumë ambicie.

Ai është një lojtar i bërë vetë me punë dhe stërvitje të madhe.

Eshtë e pabesueshme që në epokën e Messit, CR7 ka mundur të fitojë pesë “Topa të Artë”.

Se sa i rëndësishëm është, e tregoi te Real Madridi. Sidomos në ndeshjet e mëdha, Real Madridi e ndien shumë mungesën e tij”. 

1 komente në ““Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi…”; ish-kapiteni i Realit krahason dy yjet”

  1. Tomy says:

    Kur lexova “ gjigandet” turq te beshiktash nuk lexova
    me poshte… ca ti themi City , liverpul, united , juves e lere pastaj real e barca
    Ky qe e ka shkruajtur ka copa muti ne koke … me e pakta….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje