Racizmi, temë dite në Itali. Të gjithë kundër Bonuccit!

4 Prill 2019, 13:06Sport TEMA

Gjatë ndeshjes mes Cagliarit dhe Juventusit, një grup tifozësh u dëgjuan të lëshonin kore raciste kundër sulmuesit të bardhezinjve, Moise Kean, duke bërë që në Itali të shpërthejnë polemikat e përhershme, gjithmonë të pranishme.

Të gjithë ata që janë në botën e futbollit dolën në mbrojtje të të riut Kean, që pas shënimit të golit të dytë sfidoi tifozët që po e fyenin me gjestin e tij, duke shkaktuar një zemërim në të gjithë stadiumin.

Për veprimin e Kean foli edhe Leonardo Bonucci, që e kritikoi Kean duke deklaruar se faji është “50 me 50” mes tifozëve dhe lojtarit, dhe se ai e di që pas shënimit të golit duhet vetëm të festojë e asgjë më shumë.

Më pas në rrjetet sociale, Bonucci shtoi edhe një mesazh: Përtej gjithçkaje, jo racizmit!

Megjithatë, reagimi kundër mbrojtësit të Juventusit ka qenë shumë i fortë, pasi ai u kritikua jo vetëm nga tifozët, por edhe nga lojtarë të tjerë si Sterling apo Balotelli. Sulmuesi i Manchester Cityt, nëpërmjet “Instagram Story”-t theksoi se, “faji 50 me 50% vetëm na bën të qeshim”.

Ndërkohë që Balotelli ishte edhe më i ashpër në komentin e tij, teksa doli në mbrojtje të Kean dhe sulmoi Bonuccin. Por, kundër mbrojtësit bardhezi doli edhe një emër tjetër i njohur, Lilian Thuram, i cili tha se fjalët e Bonuccit ishin të turpshme dhe se e shtojnë edhe më shumë racizmin.

1 komente në “Racizmi, temë dite në Itali. Të gjithë kundër Bonuccit!”

  1. Hajduti me bllok me ne dore. says:

    E morem vesht se cfare kane thene zezaket, por ndonje koment nga te bardhet a keni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje