Armando Duka është një nga emrat që përmendet në shtypin ndërkombëtar si një president i korruptuar që është pjesë e Komitetit Ekzekutivë të UEFA-s.
Associated Press ka listuar emrat e disa prej presidentëve që konsidorehen si të korruptuar, pas vëzhgimeve të kryera nga mediat vendase dhe që janë nën hetim ndërkombëtar, mes të cilëve është edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
I pari që kryeson listën është kreu i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, i cili ka dhënë dorëheqjen një ditë më parë nga posti i presidentit të Federatës Gjermane, për shkak të akuzave për korrupsion.
Grindel në vitin 2016 kishte premtuar transparencë absolute por pas tre viteve, drejtimi i tij mori fund.
Ai vendosi të largohej pas akuzave se nuk ka deklaruar një orë luksoze, një dhuratë, në koston e 6 mijë euro, që biznesmeni ukrainas Grigoriy Surkis i ka bërë kreut të Federatës Gjermane.
Grindel u dorëhoq në Gjermani, por vazhdon të ndikojë në vendimet për futbollin europian, duke përftuar $400,000 në vit, plus shpenzimet, nga pozicionet që mban në UEFA and FIFA.
Pas Grindel, në vend të dytë është presidenti i Federatës Irandeze të Futbollit, John Delaney, i cili është zgjedhur në krye të këtij posti në të njejtën periudhe me homologun e tij gjerman Grindel, në prill 2017.
Delaney eshte akuzuar nga shtypi vendas në lidhje me financat e tij, duke përfshirë një hua prej 100,000 euro për punëdhënësin e tij.
Ai i dha fund një periudhe shpesh të trazuar 14-vjeçare si drejtues i Federatës Irlandeze të Futbollit, muajin e kaluar, megjithëse është zgjedhur zëvendëspresidenti i ri i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Lista vijon me presidentin e Federatës Ukrainase të Futbollit, Andriy Pavelko. Edhe Pavelko po i nënshtrohet një hetimi në Zvicër për kërcënimet krimanale që ka kryer.
Një gazetar pohon se ai ka marrë kërcënime me vdekje me telefon pasi shkroi për Pavelkon në një revistë zvicerane.
Dhe më pas është rralla e Armando Dukës.
Associated Press shkruan se Duka, që drejton për 17 vjet Federatën Shqiptare të Futbollit, arriti që të futej në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në muajin shkurt, pavarësisht se UEFA kishte dënuar 10 vjet klubin më të madh shqiptar Skënderbeun për truktim rezultatesh.
Megjithëse nuk është i lidhur publikisht nga UEFA për trukimin e ndeshjeve, emri i Dukës u paraqit në dokumentet e brendshme të çeshtjes, tha një person i njohur me rastin për The Associated Press. Personi foli me kushtin e anonimitetit sepse rasti është konfidencial. (F, B- TemA)
Linku i Associated Press— https://www.apnews.com/040c67ef203d43ae89104506ea96ac25
Do Zoti e mer Duken me vete Skenderbeu dhe duhet VETING te bej dhe burg,te sekuestrohen pasurit dhe te humbasi te drejten te afrohet futbollit ne asnje rol
Mero,më vjen keq që publikon paçavure të tilla të cilët nuk e kanë më Dukën,por vazhdojnë në mënyrë konseguente sulmet dhe propagandën e ndyrë ndaj skuadrës së Skënderbeut.
Janë pikërisht këta antishqiptarë të cilët pasi dërguan letra me shpifje për Skënderbeun në UEFA nga ku nisi procesi hetim-dënimit të tij,tani që po e shohin se gjithshka ish një dështim i plotë,nuk pushojnë por vazhdojnë të mbajnë të ndezur dhe ti hedhin benzinë zjarrit ku mendojnë e shpresojnë kot të digjet klubi më historinë më të lavdishme të futbollit shqiptar,Skënderbeu.
E kanë kot Mero!
Prandaj distancoje gazetën nga këta që i fusin thikën vendit të tyre.