Vjen një moment në jetë që sheh rreth vetes dhe kupton që je në mesin e askundit. Mesfushori Elvis Kabashi po përjeton diçka të tillë, pasi nga një “yll” në ngjitje, karriera e tij ka përfunduar si mos më keq.
25-vjeçari shihej si një nga talentët më premtues të Juventusit, stërvitej me ekipin e parë dhe shokët e skuadrës e mbysnin në elozhe.
Kaq mjaftonte për një të ri për të fluturuar dhe aq më tepër kur ke mbrapa dhe një menaxher që të fryn në vesh, siç supozon Kabashi pas kaq kohësh.
Elvisi ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U-19 dhe shënoi 1 gol. I mirëpritur dhe i respektuar nga drejtuesit e federatës tonë.
Ai bëri bujë në Shqipëri dhe u vesh me epitetin “tradhtar” për shkak të refuzimit që i bëri ekipit tonë kuqezi. Një letër në italisht në Federatën Shqiptare të Futbollit ku shkruante se nuk donte të ftohej më nga Shqipëria, pasi priste ftesën e Italisë.
Kabashi ndihej më shumë italian se sa shqiptar, madje në një bisedë konfidenciale me Elseid Hysajn, të dy kanë luajtur tek Empoli, ky i fundit tregonte se durrsaku i fliste italisht në ekip.
Karriera e Kabashit jo vetëm që nuk ka shkuar drejt ngjitjes, por përkundrazi, ka shkuar poshtë dhe më poshtë.
Dështime në Seria B dhe Holandë, ndërsa ka luajtur vetëm në Seria C. Gjashtë muajt e parë të këtij sezoni ka qëndruar pushim, ndërsa së fundmi ka gjetur marrëveshjen me ekipin rumun të Dinamos së Bukureshtit. Aty ku e pret dhe shqiptari tjetër Naser Aliji.
Shpresa e fundit për t’i dhënë start dhe njëherë karrierës së tij, pasi përndryshe gjithçka do të mbyllej për 25-vjeçarin.
Në Rumani, aty ku mbahet me të madhe, Sulejman Demollari për historinë që ka shkruar me Dinamon, ka dhe shumë shqiptarë të tjerë që veprojnë dhe punojnë.
Një ndër ta është dhe miku i Telesportit, gazetari Elsion Vaso. Ky i fundit ka folur me mesfushorin Kabashin dhe i ka rikthyer sërish në mendje mesfushorit refuzimin e kombëtares shqiptare dhe ka marrë disa komente mjaft interesante të dala nga goja e lojtarit.
“Unë nuk e kam refuzuar Kombëtaren shqiptare. Ishte manaxheri im, me të cilin kam akoma gjyqe për të mbyllur, ai që dergoi atë letrën në federatë.
Unë mora ftesë nga Italia dhe e refuzova, për të qenë pjesë e Shqipërisë. Unë jam shqiptar, të gjithë miqtë e mi të ngushtë janë shqiptarë.
Dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaj për Shqipërinë. Manaxheret dhe disa zgjedhje të gabuara më kanë lëne mbrapa.
Kur ika nga Juventusi për herë të parë, une doja të zgjidhja Empolin dhe jo Pescaran, ashtu siç donte manaxheri.
Mbase do ishte më ndryshe për mua, sepse do kthehesha te klubi ku jam rritur.
Tani çdo gjë ka kaluar, kam firmosur me një klub të madh si Dinamo e Bukureshtit.
E dëgjova që ditët e para që këtu ka bërë histori një shqiptar si Sulejman Demollari”, –tregon ai fillimisht.
Duke dashur të bindë më shumë për atdhedashurinë e tij, Kabashi shton:
“Babai im ka ardhur në Itali në vitet 90′ me anijet e para. Unë kam lindur këtu, por e ndjej veten shqiptar, kam gjak shqiptari”.
Komentet janë të tepërta në këtë rast, sigurisht dhe pikëpyetjet të mëdha, por të bëjmë sikur e besojmë. Në fakt, s’është as i pari, as i fundit që luan me dy porta. Kemi lojtarë në kombëtaren aktuale që e kanë bërë. (Telesport)
Sigurisht qe fajin e kane te tjeret. Po doli djale te na rroje, po doli vajze te te rroje.
E verteta eshte se kur bien nga fiku, keta palo legene kujtohen per rrenjet e tyre shqiptare. Nuk na duhen limona te shtrydhur ne kombetare.
Merrni per shembull nje lojtar si Lorik Cana dhe te tjere si puna e tij, por le te perqendrohemi tek Loriku. Per ate qe ka bere per kombetaren tone, Lorik Cana do mbetet ne historine e futbollit tone, si dikur i ndjeri Panajot Pano. Te dy kane qene dhe do mbeten idhujt e tifozerise shqiptare. A mundet te krahasojme keta te dy me individe qe veshen fanellat e nje kombi qe nuk ishte i tyre?
Te veshesh fanellen e perfaqesueses se kombit tend nuk eshte nder qe i ben ti kombetares, por eshte nderi me i madh qe mund te te behet ty.
Ka shume njerez qe kane lindur ne shtete Evropiane nga prinder me etni te huaj ( dmth , te huaj nga shtetit ku ata jetojne ).
Keta njerez, pra, ata me prinder etnik te huaj, kur demonstrojne shenja ” patriotike ” ne favor te kombesise se prinderve te tyre, qytetaret e vendit ku ata jetojne, ankohen per keto njerez per mungese integrimi ose shqip : han buken tone dhe i sherben tjetrit !!
Keta njerez kane problem zgjidhjeje. Te ndjekin linjen e gjakut, dmth te kombesise se prinderve te tyre, apo linjen e vendit ku ata kan lind dhe i perkasin.
Ky futbollist ka lindur ne Itali nga prinder Shqiptar. Ai ndjehet te pakten 80% Italian. Ka arsim Italiane, mendon si Italian pra, ka kulture te plote Italiane. Shteti ku ai ka lind i ka hap rrugen te shfrytezoje dhuntine e tij. Ai nuk ka asnje detyrim moral e as patriotik kundrejt Shqiperise, aq ma teper kur vjen puna te futbolli, qe shihet qart se me cfar imoraliteti perbahet. Atehere, pse duhet te konsiderohet ” tradhetar ” ?