Kukësi është gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Shqipërisë, që tashmë duket se është kthyer në turneun kryesor për verilindorët pas dështimit në kampionat.
Skuadra e Ndreut ka mundur 1-0 Teutën, e cila nuk kishte forcat të reagonte dhe të përmbyste atë barazim 2-2 të ndeshjes së parë në shtëpi,.
Në një duel pa shumë emocione deri në minutat e fundit, i vetmi gol erdhi nga Rexhinaldo, ndërsa më pas për të parë ndonjë gjë për t’u mbajtur mend nga sfida u desh të priteshin minutat e fundit kur Shkurtaj humbi dy mundësi shënimi para Hidit, ndërsa ekipet mbyllën ndeshjen me nga 10 futbollistë pas kartonëve të kuq të Kordeiro dhe Frashërit.