FOTOT: Tottenhami debuton me fitore në stadiumin e ri!

4 Prill 2019, 13:37Sport TEMA
FOTOT: Tottenhami debuton me fitore në stadiumin e ri!

Tottenhami ka përuruar stadiumin e ri me një fitore në Premier League 2-0 kundër Crystal Palace.

Impianti i ri i Spursave ka një kapacitet prej 62.062 spektatorësh dhe është stadiumi i dytë më i madh në Angli, pasi në vend të parë është ai i Manchester United, “Old Trafford”.

“Tottenham Hotspur Stadium” kushtoi rreth 1 miliard euro, i cili përveç ndeshjeve të futbollit do të shërbejë dhe për duele boksi, takime të futbollit amerikan, apo edhe koncerte.

Golin e parë në këtë stadium të ri për skuadrën e Tottenahamit e shënoi Son Heung, ndërsa goli i dytë u realizua nga ana e Christian Eriksen , që i dhuruan fitoren e parë skuadrës së tyre në shtëpinë e tyre të re. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje