Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili u shkarkua nga stoli i kuqezinjve pas disfatës ndaj Turqisë në ndeshjen e parë kualifikuese të evropianit 2020, është intervistuar nga “GDS”, teksa është ndalur të flasë mbi situatën e Milanit, ndërsa ndër të tjera tha se trajnerët e rinj si ai dhe Gatuzo duhet të bëjmë autokritikë dhe të rritemi.
“Po bën atë që duhet për të arritur të paktën në vendin e 4, megjithatë po rrezikon pak. Lacio dhe Atalanta janë aty dhe të afta për të përfituar. Edhe shoqëria e më pas skuadra rriten pak nga pak dhe nëse arrin në Champions atëherë mund të mendosh për të investuar më shumë. Skuadrat e mëdha dinë si të vendosin menjëanë euforinë apo zhgënjimin, Gatuzo e di këtë dhe nuk do t’i lejojë të dorëzohen. Besoj se Milani do ia dalë të kualifikohet.
Gabimet në mbrojtja bëhen më të rënda nëse i shtohen edhe ato të skuadrës, por nëse mbrojtja ka qenë solide do të rikthehet të jetë sërish. Mund të gjesh një Romanjoli tjetër, por vetëm nëse je i gatshëm të shpenzosh shumë dhe nëse klubi tjetër është i gatshëm ta shesë. Piotek në 30 metrat e fundit ndjehet si në shtëpinë e tij, por sulmuesit janë si bursa, kanë ulje dhe ngritje. Ndodh që të ketë rënie por Piotek e ka golin në gjak.
Unë, Gatuzo, të gjithë në trajnerët e rinj duhet të bëjmë autokritikë, të rritemi, të njihemi me ndryshimet e reja. Gatuzo ka folur si lojtar që mendon për t’u përmisuar çdo ditë”, tha Kristian Panuçi.
Në fund nuk mungoi një koment i ish-teknikut të Kombëtares mbi ndeshjen Juventus-Milan, teksa tha se Milani mund ta godasë Juventusin vetëm nëpërmjet kundërsulmeve dhe duke shfrytëzuar mundësitë e pakta që të lejojnë bardhezinjtë.
Gatuzo eshte person i ndershem dhe me ndergjegje! Eshte edhe burre! Milani ka fat qe ka kete person! I like Milan, I like Gatuzo! Fati i’u prifte, dite fitoresh nga tashe!