Anglia nuk e pret Kosovën në “Wembley”, sfida do luhet në një qytet jugor

5 Prill 2019, 11:45Sport TEMA

Prej kohësh ishte zyrtarizuar se sfida mes Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për grupin A të eliminatoreve të Euro 2020-ës, nuk do të luhet në stadiumin e famshëm të Londrës, “Wembley”.

Sfida është parashikuar të luhet më 10 shtator të këtij viti, ndërsa për herë të parë që prej ndeshjes me Maqedoninë në 2008-ën, që u luajt në “Old Trafford”, Anglia do të rikthehet të luajë një ndeshje zyrtare, larg “Wembley”-t.

Stadiumi që do të mirëpresë sfidën nuk është publikuar ende nga Federata Angleze e Futbollit, por mediat e bëjnë thuajse të sigurt që takimi do të luhet në Southampton.

“St. Mary Stadium” është emri i impiantit të qytetit jugor të Anglisë, që ka një kapacitet prej pak më tepër se 32 mijë personash.

1 komente në “Anglia nuk e pret Kosovën në “Wembley”, sfida do luhet në një qytet jugor”

  1. Detari says:

    Zhdepini ne dru ku te shikoni turq/serb/anglez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje