Mund të shpallen kampion në ndeshjen ndaj Milanit, boshatiset infermieria e Juventus

5 Prill 2019, 13:50Sport TEMA

Lajme pozitive për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Milanit, infermieria bardhezi është boshatisur thuajse e tëra.

Në stërvitjen e fundit stërvitore të skuadrës janë kthyer me grupin titullarët, Paulo Dibala, Manxukiç e Kedira apo mbrojtësi Spinacola.

Ndërkohë lajme pozitive edhe për të dëmtuarit e tjerë të cilët mungonin prej kohësh në stërvitjet e ekipit, Duglas Kosta, Huan Kuadrado janë thuajse të rikuperuar por Alegri mendon të mos i rrezikojë në ndeshjen përballë kuqezinjve duke qenë se përpara është çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, ndaj Ajaksit.

Sa i përket Kristiano Ronaldos, portugezi po e merr veten me ritme të shpejta, teksa objektivi është Champions, megjithatë në rast se CR7 nuk do të jetë në maksimum atëherë nuk do të rrezikohet.

Ndërkaq, ndeshja e kësaj jave kundër Milanit në “Allianz Stadium” mund të rezultojë speciale dhe t’iu dhurojë matematikisht titullin e 8 radhazi “Zonjës së Vjetër”, në rast se torinezët fitojnë dhe Napoli humbet ndeshjen e saj.

Megjithatë, edhe nëse titulli nuk zyrtarizohet këtë javë është thjesht çështje kohe duke parë rivalitetin e munguar këtë sezon ndaj ekipit të Alegrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje