Shpërthyen ndaj VAR-it; dënohet Igli Tare, paralajmërohen dy shqiptarë të tjerë

6 Prill 2019, 14:11Sport TEMA

Janë zbuluar vendimet e Komisionit të Disiplinës së Federatës Italiane të Futbollit mbi ato parregullsi që ndodhën në javën e 30-të të Serie A.

Mes dënimeve, figuron edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh për drejtorin sportive shqiptar të Lazio, Igli Tare. Humbja e pësuar me Spal u shoqërua me polemika të forta, sepse gjithçka u vendos nga një penallti e akorduar prej VAR-it.

Bardhekaltrit humbën 1-0, ndërsa Tare shpërtheu në akuza nga teknologjisë në këtë rast. Siç mund të shihet nga deklarata zyrtare, drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare, u dënua me një gjobë jo të vogël, sepse “në fund të ndeshjes shkoi në dhomën e zhveshjes dhe kontestoi në mënyrë të turpshme punën e VAR-it”.

Sa për lojtarët, paralajmërim është dhënë për dy shqiptarë të tjerë bardhekaltër: Thomas Strakosha dhe Riza Durmisi. Gjuhën duhet “ta kafshojnë” në vijimësi të garës edhe Badelj, Leiva, Luis Alberto, Lulic dhe Radu. “Kurban” u bë Igli Tare, kësaj here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje