Reali fiton ndaj Eibarit, vendos Benzema!

6 Prill 2019, 18:22Sport TEMA

Një dygolësh i Karim Benzema i dhuroi tre pikët Realit të Madridit.

Ekipi i Zidan mposhti në shtëpi Eibarin me rezultatin 2-1. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e miqve, të cilët shënuan një gol të bukur me anë të Mark Kardonës.

Vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe përmbysën ndeshjen. Karim Benzema shënoi dy herë me kokë, pas asisteve të Asensios dhe Toni Krosit.

Francezi është ngjitur në kuotën e 17 golave në kampionat, ndërsa Reali i afrohet Atletikos së vendit të dytë me dy pikë.

Eibari renditet në vendin e 11-të, duke mbajtur një pozicion në mesin e qetë të renditjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje