Alberto Zaccheroni, strategu që drejtoi skuadra dhe kombëtare elitare

6 Prill 2019, 15:27Sport TEMA

Alberto Zachceroni përflitet se mund të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, që do e drejtojë skuadrën për kualifikueset e Euro 2020. Sipas raportimeve të ditës së sotme, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndodhet në Itali për të zhvilluar një takim me italianin dhe për të parë se sa afër dhe larg janë nga kërkesa dhe oferta mes palëve.

Karriera e Zaccheronit:

Në karrierën e tij trajneri 66-vjeçar ka drejtuar një numër të lartë klubesh me emër. E filloi me skuadra të vogla derisa arriti tek Venezia, Bologna e më pas tek Udinese. Prej këtu e pikasi Milani dhe e vuri në drejtim të kuqezinjve për tre sezone. Në sezonin e tij të dytë arriti të fitojë kampionatin italian, atë të vitit 1998-1999 dhe në vitin 2001 u largua për të qëndruar një vit tek Lazio (2001-2002), më pas një vit tek Inter (2003-2004), një tek Torino (2006-2007) dhe  një gjysmë sezoni tek Juventus.

Në vitin 2010 Zaccheroni mori drejtimin e Japonisë, ku arriti të fitojë Kupën e Azisë në vitin 2011 për të katërtin vit radhazi. Ndërsa më vonë arriti të kualifikojë Japoninë për në Botëror, duke eliminuar Australinë më 4 qershor të vitit 2013. Pas Kupës së Botës ai dha dorëheqjen nga Japonia pasi u mundën nga Bregu i Fildishtë dhe Kolumbia, dhe barazuan pa gola me Greqinë në fazën e grupeve.

Në vitin 2017 trajneri italian firmosi kontratë 2-vjeçare me Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas një viti përfaqësuesja arabe u rendit në vend të 23-të në “Gulf Cup”. Më pas Zaccheroni qëndroi në krye të skuadrës për Kupën e Azisë që u zhvillua në Arabi dhe pas humbjes 4-0 ndaj Katarit, ai dha dorëheqjen edhe pse kontrata e tij skadonte në fund të vitit 2019. (Telesport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje