UEFA Development 2019, Shqipëria U-16 humbet minimalisht ndaj Italisë

6 Prill 2019, 18:17Sport TEMA

Shqipëria U-16 e drejtuar nga Elvin Beqiri është mundur minimalisht nga Italia U-16, në ndeshjen e dytë të turneut “UEFA Development 2019”.

Pjesa e parë ka folur për vendin tonë pasi djemtë e U-16 kanë bërë një lojë shumë të mirë duke e rrezikuar portën kundërshtare në disa raste por pa mundur të gjejmë golin. Në fillim të pjesës së dytë, ’42 Italia gjen golin e avantazhit me anë të Alessio Rosa.

Shqipëria U-16 luajti me këtë formacion: Burgaj, Zalli (c), Abazaj, Frroku, Janaqi, Raci, Hajdari, Bokova, Mataj, Torra, Kasemi.

Ndeshjen e fundit të këtij turneu përfaqësuesja jonë do ta luaj ndaj vendasve të Sllovenisë në datën 8 prill. Kujtojmë që ndeshjen e parë të këtij turneu jemi mundur në kohen shtesë nga Peruja me penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje