Zyrtare/ Kukësi emëron trajnerin e ri, rikthehet Ernest Gjoka

6 Prill 2019, 21:48Sport TEMA

Pak orë pasi u shkarkua Ramadan Ndreu, Kukësi ka emëruar trajnerin e ri. Verilindorët kanë vendosur që të rikthejnë në skuadër Ernest Gjokën, i cili së fundmi ka qenë trajner i Kamzës por u largua pas rezultateve jo të mira.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit, që njofton se ka rikthyer trajnerin, i cili e shpalli Kukësin kampion para dy sezonesh. Gjoka arriti të fitonte titullin kampion me Kukësin, duke u mundur vetëm në javën e fundit të kampionatit përballë Luftëtarit.

“Ernest Gjoka rikthehet në pankinën e Kukësit në vend te Ramazan Ndreut, i larguar sot pas humbjes me Kastriotin.

Gjoka ka dalë Kampion me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit.

Objektiva te Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli Kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje