Christian Panucci për “Gazzetta”: Te Shqipëria nuk na përshtateshin idetë e profesionalizmi

6 Prill 2019, 22:15Sport TEMA

Është bërë e modës, që sa herë largohen nga Shqipëria, trajnerët e huaj thonë atë që nuk e kanë shprehur asnjëherë gjatë periudhës kur punonin në vendin tonë.

Edhe Christian Panucci nuk bën përjashtim. Afro dy javë pas shkarkimit nga stoli i Kombëtares, ish-trajneri tregoi për italianen “Gazzetta dello Sport”, ato që, sipas tij janë arsyet e dështimit në stolin kuqezi.

“Tepër lojtarë luanin pak në ekipet e tyre dhe së fundmi ishte shumë e lodhshme të kishim të përbashkëta në ide dhe profesionalizëm”, deklaroi Panucci, i cili shtoi se:

“U bë e vështirë të përcillja dhe të praktikoja futbollin që kam në kokë, megjithatë asnjë peng. Ishte një eksperiencë fantastike dhe do ti them gjithmonë ‘faleminderit’ Shqipërisë”.

Një goditje poshtë brezit, në mijëra kilometra distancë, nga trajneri që me statistika ishte ndër më të dobëtit që kanë punuar ndonjëherë në stolin e Kombëtares.

4 komente në “Christian Panucci për “Gazzetta”: Te Shqipëria nuk na përshtateshin idetë e profesionalizmi”

  1. Mashkullori says:

    “U be e veshtire te percillja dhe te praktikoja futbollin qe kam ne koke…”thote Panucci…
    Tani une si nje dashamires I futbollit dhe aspak profesionist si trainer e lojtar,shtroj pyetjen:
    Po a gjen ne bote lojtare,qofte dhe yjet e futbollit, te cilet nuk luajten dy here ne te njejtin pozicion,nuk luajten dy here te njejti rrjeshtim,nuk zbatuan dy here nje loje mbrojtese apo nje loje sulmuese ne skuader e te percillnin e praktikonin futbollin qe paske patur ti ne koke?
    Po qe se thua se,ke vepruar jo sic them une,por ke “kembengulur” per te percjelle dhe praktikuar futbollin qe ke patur ne koke,sa here ke grumbulluar kombetaren tone,atehere une terhiqem…Por nuk besoj se lojtaret,tranieret dhe dashamiret e futbollit do te pranojne se thua te verteten…
    T I bere carcaf dhe e shkaterove ekipin tone aq te harmonizuar e aq luftarak.Ti kerkove te arrije majat me fidane,kur I kish trungjet por ata I nxore ne “pension” te pamerrituar e te parakohshem…
    Tani thuaj cfare te duash,pac suksese atje ku do punesohesh,por mos I bej injorante lojtaret tane,sepse ata nje pjese e mire e tyre,hane buke ne ekipe dinjitoze ne Europe…Kjo nuk te nderon edhe pse thua ndonje fjlae si…ishte nje experience fantastike….
    Se cila ishte kjo “ekspserience fantastike”,vetem ti e di se Shqiptaret besoj se nuk e pane gjekundi me humbjet e nje[asnjeshme…

  2. ¿ says:

    Ish futbollisti i kombetares Franceze Zinedine Zidane korr suksese si tranjer.

  3. ***** says:

    “U be e veshtire te praktikoja futbollin qe kam ne koke” thote. Me pak fjale me te veten i paska fitu ndeshjet Panucci. Congtratulazione! lol

  4. samiu says:

    Po per shukun me euro qe merrje cdo muaj, nuk kishe ndonje keqkuptim, apo jo?
    Ky bicim trainieri me kujton ate trainerin tjeter italian me emrin Dossena, nje kontrabandist dhe mashtrues.
    Kur thote se nuk kishim idera te perbashketa dhe profesionalizem, te kujton sikur ky vjen nga radhet e Guardioles, apo te trajnereve me permasa boterore, ky ne Itali as ne kategorine C nuk gjen vend, pale ne Serine A.

    Trajner tipik italian: mashtrues, mafioz dhe qylaxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje