U16, Shqipëria e mbyll pa asnjë fitore turneun “UEFA Development 2019”!

8 Prill 2019, 13:20Sport TEMA

Është mbyllur ditën e sotme turneu “UEFA Development 2019”, i zhvilluar në Slloveni në datat 3-8 prill.

Përfaqësuesja U-16 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj sllovenëve vendas. Kombëtarja jonë ka pasur disa raste shënimi por pa mundur të gjejnë rrjetën e portës kundërshtare.

Golin për vendasit e shënoi kapiteni Marcel Ratnik pas një goditje me kokën në ’35. Shqipëria luajti me këtë formacion: Gega, Burgaj, Zalli (c), Abazaj, Frroku, Janaqi, Raci, Hajdari, Bocaj, Hajdaraj, Torra.

Kombëtarja U-16 bënte pjesë në këtë turne sëbashku me Perunë, Italinë dhe Slloveninë:
4 prill Peru 1-1 Shqipëri
6 prill Shqipëri 0-1 Itali
8 prill Slloveni 1-0 Shqipëri

1 komente në “U16, Shqipëria e mbyll pa asnjë fitore turneun “UEFA Development 2019”!”

  1. Aldo says:

    E ka fajin Panuci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje