Çfarë shifrash, Piatek lë pas të gjithë lojtarët e Milanit së bashku

8 Prill 2019, 15:30Sport TEMA

Krzysztof Piątek ka shënuar plot 10 gola që nga kalimi i tij në janar, nga Genoa tek Milan. Sulmuesi polak është lojtari vendimtar i kuqezinjve, duke shënuar rregullisht dhe i ka dhënë 8 pikë i vetëm Milani dhe në dy ndeshje të tjera ka shënuar sërish gol.

Me 8 gola në Serie A, “viktimat” e tij kanë qenë: Roma, Cagliari, Atalanta (2 gola), Empoli, Chievo, Udinese dhe vetëm goli ndaj Juventus nuk vlejti për të marrë pikë pasi skuadra e tij u mund 2-1.

Ndërkohë që në Kupë i ka shënuar dy gola Napolit. Me këto 10 realizime, Piatek është lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë se i gjithë ekipi i tij.

Aktualisht Milan ka shënuar 9 gola me lojtarë të tjerë që nga janari e deri tani. Ndërsa polaku ka shënuar një më shumë se të gjithë shokët e skuadrës bashkë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje