Kohë më parë shkruajtëm rreth buxhetit të federatës shqiptare të futbollit dhe faktit se nuk mund të synonin aspak emra “big”.
Përpara se Christian Panuçi të zgjidhej në stolin kuqezi, presidenti i federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, kishte shumë kandidatë të tjerë, por 80% e tyre kërkonin rroga jashtë standartit për Shqipërinë: nga 500 deri në 800 mijë euro.
Kështu, zgjedhja ra mbi figurën e një ish-futbollisti, që vinte nga CV shumë e dobët, mes stolit të Livornos dhe Ternanës dhe një aventure me Capellon te Rusia, si ndihmës, pra Christian Panucci.
Duka mendoi se do të fitonte bastin personal, por e humbi shumë keq dhe me pasoja të tmerrshme.
Më pas, kur ishte gati të shkarkonte trajnerin, një tjetër “urdhër” i prishi rehatinë. Ishte nga lart dhe i kërkoi edhe pak kohë për Panuçin, shkruan Telesport.
Kështu, Duka bëri gabimin e dytë, deri sa në ndeshjen Shqipëri-Turqi, erdhi edhe humbja që pritej.
Presidenti i FSHF-së, thuajse kishte marrë vendimin e shkarkimit, edhe në rast barazimit.
Në anën tjetër, në “Loro Boriçi” kishte mbërritur Eduardo Reja, i këshilluar dhe sponsorizuar nga dyshja Lotito-Tare, që e kanë pasur trajner edhe te Lazio, shkruan Telesport.
Raportet mes Dukës, Lotitos dhe Tares janë të shkëlqyera, përpos atyre që thuhen.
Ndërkohë, dyshja Tare-Lotito po punojnë edhe për të “kursyer” federatën shqiptare, pasi po e shohin Panuçin si mundësi për të marrë drejtimin e Salernatinas në Serie B, duke qenë se presidenti i Lazios është pronar edhe i klubit të kategorisë së dytë.
Normal. Kush ia pjerdh katnarit nga Shijaku po te mos jete Igli Tare.
As ulet njeri ne tavoline me keta rrembythje.
As per 100 vjet nuk vjen nje si de Biazi ne nje vend te dhjere me njerez te dhjere si Duka po te mos ishte ne mes nje garant si Tare.