Mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri njihet si i apasionuar pas shpejtësisë.
Një gjë e tillë vërehet edhe në veprimin e fundit të talentit të kombëtares zviceriane. Ylli i Liverpool ka shtuar në parkingun e tij një “arushë” të rrugëve.
Shaqiri ka shpenzuar plot 330.000 euro për të bërë të vetin një Rolls Royce.
Një përbindësh i rrugëve, që e shtojnë Shaqirin në listën e futbollistëve të apisionuar pas shpejtësisë.
“Është “Rolls-Royce” më i fuqishëm i të gjitha kohërave,” – shkruan prodhuesi i makinave në fjalë, në faqen e vet të internetit.
Të paktën, “mbi katër rrota”, Shaqiri është tani në një nivel me “yjet” e mëdhenj të futbollit botëror.
Po cfar shqiptari eshte ky mor Gazetaruc.!! Ky xhuxhmaxhuxhi origjinen e ka kosovar..dhe luan per Zvicren….Mos na i beni kaq shume elozhe ketij turkoshakut.