Briken Çalja ia ka dalë përsëri të marrë medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, për të dytin vit radhazi duke përfaqësuar mëse denjësisht ngjyrat kuqezi me medalje të artë në peshën deri në 71 kilogramë në shkëputje e të argjendtë në shtytje e dygarësh.
Peshëngritësi 29-vjeçar ka qenë dominues në stilin e shkëputjes, duke marrë medaljen e artë duke qenë kështu pretendent kryesor për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar.
Çalja kaloi me sukses provën e parë 152 kilogramë, me shumë lehtësi duke vënë trysni ndaj atyre që rivalizonin me të dhe deshën ta ulnin nga froni.
Edhe prova e dytë ishte e realizuar me lehtësi, në peshën 156 kilogramë duke e renditur të parin përsëri dhe duke bërë që të gjithë të tjerët të provonin pesha të njëjta a më të larta për ta kaluar.
Por askush nuk ia doli dhe Çalja shkoi në provën e tretë më sigurinë e medaljes së artë në këtë stil, duke provuar të thyente rekordin Europian me peshën 160 kilogramë të cilën nuk e realizoi dot.
Në stilin e shtytjes, Çalja e filloi garën shumë vonë, ndoshta edhe duke e ekzagjeruar me startin me peshën 183 kilogramë.
Ai në provën e parë nuk ia doli të ngrinte lart shtangën e kjo kushtëzoi disi paraqitjen e tij, ndonëse në tentativën e dytë ngriti 183 kilogramë.
Bullgari Bozhidar ngriti peshën 187 kilogramë për t’i marr vendin e parë në këtë stil dhe në dygarësh e duke detyruar Çaljen të çonte peshën 188 kilogramë në provën e fundit.
Por Çalja nuk ia arriti të realizonte këtë peshë dhe u desh të kënaqej me medaljet e argjendta pas asaj të artë në shkëputje.
doping
Pse Edvin Rama a Calja? Mos ja fut kot!
Me duket se ishte kampionat ballkanik dhe jo europian. Uroj ta kem gabim.