VIDEO: Perla e Limajt rikthen Kukësin tek fitorja. Kastrioti fiton duelin e mbijetesës ndaj Luftëtarit!

10 Prill 2019, 17:23Sport TEMA

Pas tre ndeshjeve pa fitore, skuadra e Kukësit është rikthyer të marrë tre pikë në një transfertë mjaft të vështirë kundër ekipit të Laçit, duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 0-1.

Një nisje e mbarë dhe për trajnerin Ernest Gjoka, i cili u rikthyer në stolin e verilindorëve këtë javë pas shkarkimit që presidenti Gjici i bëri Ramazan Ndreut pas humbjes me Kastriotin.

Një tre pikësh i artë për Kukësin që tashmë del nga kriza e rezultateve negative dhe vijon të mbajë gjallë shpresat për fitimin e titullit kampion.

Heroi i Kukësit në këtë takim ishte mesfushori Limaj, i cili realizoi një gol spektakolar në minutën e 87-të duke mposhtur portierin Selmani.

Pas këtij suksesi Kukësi mban vendin e dytë me 48-pikë të grumbulluara, ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e pestë me 41-pikë.

Ndërkohë, në takimin e mbijetesës mes Kastriotit dhe Luftëtarit, krutanët arritën që të merrnin fitoren e rrallës duke vijuar rrugën drejt qëndrimit në Superiore.

Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli triumfoi me shifrat 1-0 fal golit të shënuar nga Marku që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Me këtë fitore Kastrioti ngjitet në kuotën e 30-pikëve në vendin e nëntë, ndërsa Luftëtari mbetet në vendin e shtatë me 34 pikë. (TemA)

Goli i shënuar nga Limaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje