Nga Arsen Hoxha, Ish arbiter i FIFA-s
Ky ka qene sezoni qe per here te pare ne keto me shume se dy dekadat e fundit, sportedashesit pane gjykime cilesore.
Ne pergjithesi gabimet kane qene normative dhe shume pak te linin te mendoje se ishin te qellimshme. Nje nder arsyet me te forta ishte edhe kandidimi i zotit Duka ne organet drejtuese te UEFA-s, ku natyrisht kerkohej qe ai te perfaqesohej me nje imazh pozitiv te futbollit qe drejton qe per fat te keq, si ne te kaluaren e larget ashtu edhe te afert te qeverisjes se tij, ka qene jo pa probleme veçanerisht ne fushen e gjykimit.
Qendrimet e javes se fundit te nderkombetareve Hamiti dhe dhe pjeserisht Jorgji, te bejne te dyshosh, se arbitrat se shpejti do te kthehen ne pozicionet e tyre te me parshme ku marin vendime arbitrare arrogante, qe do te thote se lene pa ndeshkuar apo ndeshkojne ne menyre te gabuar edhe raste qe edhe nje arbiter fillestar, nuk do te vepronte ne kete menyre. Eshte detyre e organeve speciale per te gjykuar qendrimet e tyre.
Por nje gje do te jete e qarte, nese ndaj arbitrave te me siperm apo atyre qe ne javet ne vazhdim, ato do te heshtin dhe nuk do te mbajne qendrimin e duhur dhe te percaktuar ne rregullore, do te thote se ata jane perdorur nga eproret e tyre, per tu rikthier ne pozicionet e viteve te shkuara, ku gjithecka ka qene e planifikuar ne tavolinat e FSHF-se. Eshte ne interes te futbollit dhe te ekipeve konkuruese qe tu thuhet STOP arbitrave qe abuzojne me detyren.
Po me te njejten force duhet te ndeshkohen edhe futbollistet e dhunshem qe kryejn akte violente apo qe sillen si rugeçer ndaj arbitrave. Pamjet e me poshteme tregojne shume qarte arbitraritetin e gabuar te zotrinjeve Hamiti dhe Jorgji si dhe te mbrojtesit krutan me numer 3.
Ne foton Nr.1, mbrojtesi krutan pengon nepermjet terheqjes sulmuesin kuksian dhe ne pamundesi per ta penguar ate e godet me shkelm nga prapa ne menyre te dhuneshme dhe plotesisht te qellimeshme. Ndeshkimi me karton te kuq ishte i domosdoshem, por arbitri Hamiti u mjaftua vetem me te verdhe?!
Ne foton Nr. 3 dhe 4, duket shume qarte reagimi protestues i mbrojtesit fajtor, madje ai avancon deri ne kercenim ( foto nr. 4 ).
Arbitri jo vetem qe duhet ta perjashtonte menjehere nga fusha, por ne nje relacion shoqerues duhet ta tregonte ngjarjen ne Komisionin e Disiplines. Por ai heshti ?!
Ne minuten 56, lojtari krutan me numer 3, godet me parakrah nga prapa me qellim sulmuesin kuksian ( Foto 5) i cili duhej te ndeshkohej me karton te verdhe, por Hamiti hesht ?!. Me pas ne fotot 6 dhe 7 shikojme qe ky mbrojtes te kryej nje ser veprimesh dhunuese ndaj sulmuesit kuksian, madje duke i hequr edhe bluzen, por çuditerisht arbitri Hamiti perseri heshti ?!
Ne minuten 18,mbrojtesi kuksian shtyn dhe pengon avancimin e sulmuesit krutan. Edhe pse ngjarja zhvilloet brenda 16 metershit, nuk ndeshkohet me 11 metersh, por nxiret jashte zones se penalltise dhe nuk ndeshkohet me masen disiplinore ( K. V. ) Foto 12 dhe 13
Nje rast tjeter qe ja vlen per terheqje vemendje eshte edhe mos ndeshkimi me karton te kuq te nje akti violent me rrezikshmeri te larte per shendetin e lojtarit sulmues, nga ana e arbitrit Jorgji ne ndeshjen Flamurtari- Tirana. ( Fotot 8, 9 dhe 11 )
Mendoj se eshte e drejte qe t’i analizojme seriozisht keto vendime pikerisht tani ne hapat t e para sesa kur do te jete shume vone. Punen e mire te bere deri tani nga te gjithe arbitrat, nuk duhet ta demtoje asnje arbiter qofte ai edhe me stemen e FIFA-s.