I pandalashëm në kompeticionin e tij, Ronaldo: I lumtur që u riktheva dhe shënova sërish

11 Prill 2019, 14:06Sport TEMA

Pas një dëmtimi të pësuar në kualifikueset e Europianit 2020 me Portugalinë, Kristiano Ronaldo i trembi jo pak tifozët e Juventusit megjithëse i siguroi se e njeh mirë trupin e tij dhe se shumë shpejt do të rikthehej në fushë.

Në fakt kështu ndodhi, duke u rikthyer titullar në Ligën e Kampionëve ndaj Ajaksit, aty ku realizoi edhe një gol mjaft të bukur.

Ronaldo e nisi aty ku e la, pasi vetëm para Ajaksit arriti të realizonte një tripletë ndaj Atletiko Madridit duke dëshmuar edhe një herë tjetër se Championsi është kompeticioni i tij i preferuar.

Në një postim në ‘Instagram’, Ronaldo nuk e ka fshehur gëzimin e tij për rikthimin në fushë, e aq më tepër me një gol me shumë peshë.

“I lumtur që u riktheva sërish dhe shënova një tjetër gol në këtë kompeticion të mrekullueshëm”, shkruante sulmuesi portugez në postimin e tij, duke i bashkangjitur edhe një foto në momentin që hidhet për të goditur topin me kokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje